[home] 

Monthly Archives: MAY 2017


May 19
Dita e Pelikanit Kacurrel, Dt.20 Maj 2017
innovaeditor/assets/e.shkurti/Pelikani 2.jpg
"Dita e Pelikanit Kaçurrel” 
 
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në kuadër të implementimit të programit të Noe Conservation "Menaxhimi i Ligatinave dhe Mbrojtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut" feston bashkë me aktorë të tjerë në bashkëpunim të ngushtë dhe me autoritetet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta Ditën e Pelikanit Kaçurrel dhe Panairi i Produkteve Lokale në orën 10:00, datë 20 Maj 2017 në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. 

"Dita e Pelikanit Kaçurrel" realizohet për herë të tretë dhe tashmë është kthyer në një traditë festive të përvitshme. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi i komunitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave mjedisore të parkut (me fokus Pelikani kaçurrel) dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës (eko-turizmin) për promovimin e produkteve ushqimore, artizanale të zonës. 

Ky aktivitet organizohet nga shoqatat mjedisore PPNEA dhe EuroNatur në bashkëpunim me Noe Conservation dhe me autoritetet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Të ftuar janë: komuniteti lokal, fermerët dhe bizneset lokale, autoritete të qeverisjes qendrore dhe vendore, nxënës të shkollave të Divjakës etj.  
 
Ju ftojmë të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj! 
 
Ju mirë presim!


Rate this article: 0 0    

your name*

email address*

comments*
You may use these HTML tags:<p> <u> <i> <b> <strong> <del> <code> <hr> <em> <ul> <li> <ol> <span> <div>

verification code*
 



Print posted by e.shkurti on 19.05.17 12:16 in birdlife | permalink |visits: 25 | tagged: • Dita e Pelikanit Kacurrel • PKDK  |







TAGS


RECENT POSTS


RECENT COMMENTS


MOST VISITED


SEARCH



ARCHIVE




RSS