Ditari  


Abonim


Kërko artikujt


Ngjarjet e reja


Temat




Etiketime


Komente





Pri 16

General   comments (0) vizita 63
A A A
- Thirrje për aplikim -

Ekspertë të jashtëm për krijimin e një manuali mbi Menaxhimin Financiar
 

Në kuadër të projektit ¨Promovimi dhe ruajtja e natyrës në rajonin ndërkufitar të Prespës duke forcuar bashkëpunimin e organizatave të PrespaNet¨ me qëllim krijimin e një manuali për Menaxhimin Financiar, Qendra Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) fton të gjithë të interesuarit e fushës që të aplikojnë për këtë ofrim ekspertize.

Qёllimi i kësaj ekspertize ёshtё pregatitja e një manuali në të cilin tё pёrshkruhen konceptet kryesore, parimet dhe proçedurat e sistemit tё financёs sё zyrёs sё Qendrës Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), nё mёnyrё qё tё mundёsojё operacione transparente, tё qёndrueshme dhe efektive dhe trajnimi i stafit përgjegjës mbi përdorimin e programeve të menaxhimit financiar. 

Ofruesi i shërbimeve si pjesë e këtij manuali duhet të përfshijë çështjet e mëposhtme:

Kontrollet e brendshme dhe politikat e shkruara të cilat ndihmojnё qё ...

full

Shpërndaje këtë artikull:  
Gus 31

General   comments (0) vizita 716
innovaeditor/assets/k.koci/Guida Natyrore Shebenik_3.JPG
A A A
Kushdo që është i apasionuar pas natyrës dhe ka nevojë për ndihmën e një udhërrëfyesit vendas në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, tashmë PPNEA ka përgatitur një brochure (LINK) me kontaktet e guidave lokale natyrore të zonës. 

Ky program ishte pjesë e aktiviteteve të zbatuara nga Agri-En (OJF lokale) në bashkëpunim Shoqatën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan (AdZM Elbasan) dhe Fondacionit EuroNatur, me mbështetje financiare nga Agjencia Federale Gjermane për Ruajtjen e Natyrës (BfN). Guidat e trajnuar për natyrën janë të rinj nga rajoni i Parkut dhe ofrojnë shërbime udhëzuese në gjuhën angleze dhe shqipe për vizitorët e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës dhe rajonin e Librazhdit. Përveç kësaj, ata mund të ndihmojnë në gjetjen e akomodimit dhe restoranteve në zonë.


Shpërndaje këtë artikull:  
Gus 31

General   comments (0) vizita 818
innovaeditor/assets/k.koci/02_1.JPG
A A A
Në periudhën Qershor 2015 deri në Janar 2017, Fondacioni EuroNatur dhe PPNEA (Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri) në bashkëpunim me OJF vendore dhe Agjensitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Librazhd dhe Kukës, zhvilluan dhe zbatuan aktivitete pilotë në kuadër të projektit "Ruajtjen e Natyrës dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm përgjatë Brezit të Gjelbër në Shqipëri”. Projekti u mbështet financiarisht nga Agjencia Federale Gjermane për Ruajtjen e Natyrës (BfN) me financim nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës, Ndërtimin dhe Sigurinë Bërthamore. Gjeni në këtë link broshurat në Shqip dhe Anglisht e përgatitura në kuadër të këtij projekti me të gjitha aktivitetet e implementuara në dy zona  kyç të Brezit të Gjelbër të Shqipërisë, tashmë pjesë e listës së trashegimisë botërore të UNESCO, Zona Qendrore e Rrajcës dhe Rezervati Strikt Natyror Lumi i Gashit.   

Shpërndaje këtë artikull:  
Nën 25

General   comments (0) vizita 1015
innovaeditor/assets/k.koci/2_4.jpg
A A A
Ekspertja e edukimit e PPNEA-së po merr pjesë në takimin ndërkombëtar të Spring Alive, në Bllatisllavë, Sllovaki, takim ky i organizuar nga OTOP Poloni dhe mbështetur nga Erasmus +. Përpara realizimit të këtij takimi, oficerët e edukimit mblodhën të dhëna të shumta nga mësuesit e shkollave fillore dhe edukatoret për llojet e shpendëve të cilat do të përfshihen ose jo në programet e ardhshme mësimore.

Si përfundim, në planet mësimore të mësuesve dhe edukatoreve do të përfshihet një paketë edukuese me informacion për disa lloje shpendësh, materiale kreative si dhe lojëra të ndryshme për fëmijët.
 
Ekspertja e edukimit e PPNEA-së prezantoi përfshirjen e suksesshme të mësuesve në aktivitetet për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, si përshëmbull ndërtimin e shtëpizave bashkë me fëmijët e Parkut Kombëtar të Prespës.

Shpërndaje këtë artikull:  
Nën 23

General   comments (0) vizita 1232
innovaeditor/assets/k.koci/2_2.jpg
A A A
Fëmijët e shkollës 9-vjeçare "Bardhaj”, në Rrajcë këtë vit dhe në vazhdim do ta kalojnë dimrin të ngrohtë dhe për këtë do të përdorin më pak lëndë drusore për t’u ngrohur. Kjo për shkak të instalimit të një kaldaje qendrore që do të shpërndajë ngrohtësinë në të gjitha klasat e shkollës dhe që ul konsumin e drurëve të zjarrit me 45%. Sistemi qendror i ngrohjes u mbështet nga PPNEA dhe EuroNatur nëpërmjet skemës së mikrogranteve për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm përgjatë Brezit të Gjelbër të Shqipërisë dhe implementuar nga Albnatyra në bashkëpunim më AdZM Elbasan.

Instalimi i pajisjes është gjithashtu një mënyrë e mirë për të rritur ndërgjegjësimin e banorëve vendas për përdorimin e mjeteve që do të reduktonin konsumin e lëndëve drusore dhe përdorimi i tyre në mënyrë të qëndrueshme.


Shpërndaje këtë artikull:  



 



Kreu
Rreth Nesh
Veprimtaria


  • Newsletter

  • Subscribe
ZGJIDH GJUHËN