70 ekspertët më të mirë Evropian të faunës së egër mblidhen në Tiranë për të shpëtuar Rrëqebullin e Ballkanit
21.10.15 09:00 9:00 - 17:00
innovaeditor/assets/reqebulli simpozium_1.jpg

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është një nënlloj i rrëqebullit Euroaziatik. Kjo kafshë e rrallë përfaqësohet nga një popullatë shumë vogël që mbijeton në zonën kufitare midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe potencialisht në Mal të Zi.

 

Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një lloj që rrezikohet të zhduket. Për këtë arsye, nën patronazhin e Konventës së Bernës të Këshillit Evropian dhe të Grupit të Specialistëve të Maceve të Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës, organizohet në Shqipëri një takim ndërkombëtar në nivel ekspertësh dhe politikbërësish për të shqyrtuar statusin e kësaj kafshe dhe për të përcaktuar masat që duhet të marrin shtetet Ballkanike për të shpëtuar rrëqebullin.

 

Simpoziumi Ndërkombëtar i Rrëqebullit të Ballkanit

 

Data:               21 – 22 Tetor 2015

 

Orari:              09:00 – 17:00

 

Vendi:             Hotel Belvedere, Parku Kombëtar i Dajtit, Tiranë

 

Cështjet që do të trajtohen:

·         Statusi i rrëqebullit në Ballkan, sfidat dhe mundësitë për ta shpëtuar;

·         Iniciativat ndër-institucionale për promovimin e gjuetisë së qëndrueshme;

·         Zgjerimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura për ruajtjen e jetës së egër;

·         Fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis grupeve të interest;

·         Kuadri rajonal dhe plani i veprimit për mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit;

 

Pjesëmarrësit:

Në mes të të ftuarve do të jenë Ministri dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë, përfaqësues të Ministrive të Mjedisit të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Përfaqësues të Konventës së Bernës, Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës (IUCN), Shoqëria Ekologjike e Maqedonisë (MES), Shoqatës për Ruajtjen dhe mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Grupimi Përfaqësues per Mjedisin (ERA), Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Natyrës në Kosovë (FINCH), Qëndra për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Shpendëve në Malin e Zi, Shoqatës për Menaxhimin dhe Ruajtjen e Karnivorëve në Zvicër (KORA) dhe Fondacionit për Trashëgiminë Natyrore në Gjermani (EuroNatur), si dhe ekspertët e faunës së egër nga vende të ndryshme të Evropës si Italia, Spanja, Zvicra, Norvegjia, Gjermania, Greqia, Kroacia, etj.

 

Informacione të mëtejshme:

Informacione të hollësishme mbi Rrëqebullin e Ballkanit dhe rreth takimit do ti jepen mediave të pranishme në datën 21 Tetor përmes një deklarate për shtyp dhe intervistave të pjesëmarrësve.

 

Për më shumë vizitoni faqet e internetit:

 

·         http://www.ppnea.org/balkan-lynx.html

 

·         http://www.catsg.org/balkanlynx/20_blx-compendium/index.htm

 

Ose faqet e Facebook:

·        

      https://www.facebook.com/balkanlynx

 

·         https://www.facebook.com/ppnea

 

Personi kontaktit me median:

 

Z. Xhemal Xherri

 

E-Mail:    contact@ppnea.org

Tel:         +355 4 2256 257

Cel:        +355674884595     

Postal Address:
Dajti Tower Belvedere Hotel
Komuna Dajt-Tirane
Tirana, Albania 1001
your name*

email address*

comments*
You may use these HTML tags:<p> <u> <i> <b> <strong> <del> <code> <hr> <em> <ul> <li> <ol> <span> <div>

verification code*
 
comment note