Kriteret


Procesi i Aplikimit

Procesi i aplikimit do të mbyllet në datën 30 Qershor 2016.
Fotot duhet të dërgohen duke plotësuar formularin e aplikimit online.
Për cdo foto duhet të plotësohet data kur është marrë dhe përshkrimi i vendit.
Fotot që do të konsiderohen për konkurim do të shfaqen në galerinë e AlbBioBlitz.
Kriteret e vlerësimit do të përfshijnë  jo vetem cilësinë e fotos por edhe rendësinë e species (P.sh. një foto e zbehtë apo e pafokusuar mirë e një dhie të egër në majë të malit do të vlente më shumë se një foto 'high definition' e një harabeli qyteti që dikush e merr nga ballkoni i shtëpisë).

Rregulla

Ky konkurs është i hapur për pjesëmarrësit në mbarë botën por, fotografitë duhet të jenë marrë vetëm në Brezin e Gjelbër të Shqipërisë. Fotografitë nga zona të tjera të vendit nuk do të pranohen.
Një aplikant mund të dërgojë foto në më shumë se në një kategori.
Në konkurs pranohen edhe foto të vjetra që ju mund ti keni në fototekën tuaj personale ose familjare, mjafton ti skanoni e ti dërgoni  duke spoecifikuar vitin dhe vendin.
Konkursi nuk është vetëm për profesionistë dhe çdokush mund të dorëzoje foto, sado që ajo mund të mos jetë shumë cilësore.
Aplikimi eshtë i lirë dhe nuk ka asnjë tarifë.
Ju duhet të jetë pronari i ligjshëm për çdo foto, kopjimet nga interneti nuk janë të lejuara.
Ju lutemi të minimizoni manipulimin dixhital, si klonimi, filtrat dhe kompozicioni. Fotografia juaj duhet të përfaqësojë besnikërisht skenën ashtu siç e keni parë atë.
Imazhet HDR Panoramas dhe Stitched janë të lejuara.
Ju lutemi mos përdorni korniza apo modifikime të tjera elektronike në imazhe.
Imazhet e dorëzuara duhet të jetë në një nga formatet gif, jpg, jpeg, png, mpeg ose bmp.
Madhësia në ‘megabyte’ nuk duhet të jetë më e madhe se 10 mb.
Fotot e kafshëve shtëpiake dhe kafshëve bujqësore nuk do të konsiderorhen përveç rasteve kur ato janë të inkuadruara në kategorinë peizazhe.

Të drejtat e autorit

Ju do të ruani të drejtën e autorit dhe në cdo publikim të fotos gjithmonë do të kreditoheni së bashku me foton tuaj (P.SH. © Emër Mbiemër / PPNEA).
Duke hyrë në këtë konkurs, ju na jepni të drejtën jo-ekskluzive për të shfaqur fotografitë tuaja në lidhje me këtë konkurs dhe ose në publikime të ndryshme të PPNEA. 
PPNEA mund të lejojë faqet të tjera në internetit për të shfaqur një përzgjedhje të fotove ose të imazheve më të vlerësuara në mënyrë që të publikohen më gjerë  rezultatet e këtij konkursi.
PPNEA nuk do të përdorë në asnjë rrethanë fotot e konkurentëve për përfitime komerciale, gjithmonë nëse nuk është rënë dakord rast pas rasti me fotografin.

 


Follow us

Facebook PPNEA   LinkedIn PPNEA  Twitter PPNEA   Youtube PPNEA
  • Contact us

  • Submit

  • Newsletter

  • Subscribe
Language
Albanian   English