Rreth Nesh

Missioni


SHRMMNSH punon për të sjellë harmoni midis natyrës dhe shoqërisë në Shqipëri.

Përmbledhje


Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (ShRMMNSh) është një organizatë jo-qeveritare mjedisore që vepron në gjithë territorin e Shqipërisë. ShRMMNSh është organizata e parë mjedisore në vend, e themeluar zyrtarisht në 13 Qershor 1991 përmes një vendimi të posaçëm të Akademisë së Shkencave. Shoqata u krijua në një periudhë trazirash dhe ndryshimesh socio-politike në vend – një kohë në të cilën çështjet dhe problemet mjedisore nuk merreshin në konsideratë dhe nuk kishin prioritet në rang qeverisje dhe politikash. Menjëherë pas krijimit, ShRMMNSh veproi fuqimisht si një organizatë mjaft aktive duke organizuar dhe marrë pjesë në një sërë aktivitetesh mjedisore në Shqipëri dhe duke ndërmarrë projekte për probleme të ndryshme mjedisore. ShRMMNSh merret me çështje të ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm, duke patur në fokus kryesor menaxhimin e jetës së egër dhe ruajtjen e llojeve të rrezikuara, projekte lokale për zhvillimin e qendrueshëm dhe iniciativa për ruajtjen e peisazhit natyror.

 


Kreu
Rreth Nesh
Veprimtaria


  • Newsletter

  • Subscribe
ZGJIDH GJUHËN