BUNKBIRD NE PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË - NARTË

Në një nga bunkierët në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë është mundësuar realizimi i një murali, me qëllim transformimin e tij në një atraksion turistik për vendas apo të huaj, duke promovuar në këtë mënyrë disa nga llojet më të spikatur të kësaj zone si dhe kërcënimet apo rreziqet ndaj tyre.
Në këtë mural janë pasqyruar dy ndër llojet më interesante të pranishëm në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë; sqepbiza (Recurvirostra avosetta), popullata më e madhe e së cilës gjendet në këtë zonë, por në të njëjtën kohë mban një status të rrezikuar sipas Listës së Kuqe të Faunës dhe Florës së Shqipërisë; Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus), simbol i vendit tonë, i cili e përdor këtë zonë të mbrojtur për të pushuar dhe ushqyer.
Në vazhdimësi do të realizohen murale të tjerë në vende të ndryshme të Shqipërisë, si një mënyrë ndërgjegjësuese për çështje kritike të cilave u duhet dhënë zë.
Ky mural u realizua në kuadër të projektit ‘Land of Eagles and Castles II’, financuar nga CEPF.
Falenderojmë Franko Dine për këtë punim fantastik 🤗

BUNK BIRD IN VJOSË – NARTË PROTECTED AREA

In one of the bunkers in the Vjosë – Nartë protected landscape has been realized a mural, aiming to promote some of the most prominent bird species of this area, and also transforming it into a touristic attraction, for locals and foreigners.
This mural presents two of the most interesting species present in the Vjosa-Narta protected landscape; Pied Avocett (Recurvirostra avosetta), the largest population of which is located in this area, but at the same time holds an endangered status according to the Red List of Fauna and Flora of Albania; Dalmatian pelican (Pelecanus crispus), a symbol of our country, which uses this area as a resting and feeding site.
In continuity will be drawn other graffiti in different places of Albania, as a way of raising awareness about critical issues.
This mural was realized within the project ‘Land of Eagles and Castles II’, funded by CEPF.
Thank You Franko Dine for this great work 🤗

Donate

Your financial contribution can be of massive help for us to work on safeguarding the future of the natural environment in Albania.
Donate Now