Jetë e Re për Kalin e qyqes

Projekti: Ndërmarrja e veprimeve urgjente për forcimin e popullatës së Ballkanit të kalit të qyqes dhe sigurimi i rrugës së shtegtimit të tij” (LIFE16 NAT/BG/000874)

 

Për rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes, lloj i rrezikuar globalisht , institucionet dhe organizata partnere nga 14 vende që shtrihen në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë kanë bashkuar forcat duke vërtetuar që kufijtë politikë nuk ekzistojnë në këto përpjekje.  Projekti Egyptian Vulture New LIFE apo Jetë e Re për Kalin e qyqes, ka filluar implementimin që nga muaji korrik 2017 me mbështetjen financiare nga Programi LIFE i BE-së.

Kali i qyqes është një lloj i kërcënuar globalisht dhe gjatë 30 viteve të fundit popullata e tij në Ballkan ka rënë me më shumë se 80%, me jo më shumë se 50 çifte të mbetura. Shkaqet që kanë çuar në këtë rënie drastike, janë të pranishme jo vetëm në territoret e folezimit por edhe përgjatë rrugës së tij të shtegtimit. Midis katër llojeve të shkabave që folezojnë në Palearktikun perëndimor, kali i qyqes është i vetmi lloj që shtegton në distanca të gjata. Çdo vjeshtë, këto shpendë fluturojnë mbi 8,000 km në vendet e tyre të dimërimit në Afrikë dhe kthehen në Ballkan në pranverën e vitit të ardhshëm.

Qëllimi i projektit është të përforcojë popullatën më lindore të Kalit të qyqes në Evropë duke ndërmarrë masa urgjente ruajtjeje për të adresuar kërcënimet kryesore të njohura në territoret e folezimit dhe gjithashtu përgjatë rrugës së shtegtimit.  Objektivat e projektit janë në përputhje me qëllimet e dokumentit strategjik më të fundit që përshkruan metodat e ruajtjes së llojit: Kalit të qyqes (Neophron percnopterus) (EVFAP).

Përpjekjet kryesore në kuadër të projektit Egyptian Vulture New LIFE do të synojnë dy komponentë kyç: (1) Arritja e një rritjeje të qëndrueshme të popullatës në territoret e folezimit në Ballkan; dhe, (2) Përmirësimi i gjendjes përgjatë rrugës së shtegtimit dhe në territoret e dimërimit duke minimizuar humbjen e shpendëve shtegrues veçanërisht të individëve të maturuar seksualisht.

Në gadishullin e Ballkanit (Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut) projekti përfshin krijimin e zonave të sigurta për shkabat siç janë stacionet me ushqim plotësues  dhe rritjen e kapaciteteve për të zhvilluar një program me qëllim riintroduktimin e llojit në të ardhmen për të të ndaluar apo reduktuar rënien drastike  të popullatës. Projekti do të angazhojë në mënyrë aktive institucionet kombëtare për të siguruar që mbrojtja e duhur ligjore të ekzistojë dhe të zbatohet në mënyrë efektive. Përveç kësaj, autoritetet lokale në vendbanimet rurale do të inkurajohen të krijojnë stacione të tjera që ofrojnë ushqim të sigurt për shkabat dhe kalin e qyqes. Përdorimi i paligjshëm i karremave helmues është ende një problem për të gjitha vendet e Ballkanit; prandaj, projekti synon të përsërisë aktivitete të suksesshme të zbatuara tashmë në Greqi për të rritur ndërgjegjësimin e institucioneve, palëve të interest me synim krijimin e një rrjeti ndër-Ballkanik kundër përdorimit të helmeve. Për të eliminuar helmimet jo të drejtpërdrejta dhe aksidentale,  gjatë projektit do të implementohen fushata për të dekurajuar përdorimin e tepruar të kimikateve të rrezikshme bujqësore (p.sh. duke reduktuar subvencionet bujqësore për shkelësit) dhe produktet toksike veterinare (p.sh. ndalimi i përdorimit veterinar të Diclofenac dhe inkurajimi i përdorimit të barnave alternativav).

Afati kohor: Deri në vitin 2022

Financimi: Programi LIFE i BE

Partnerët: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve / BirdLife Bulgaria (BSPB), Shoqata Ornitologjike Greke / BirdLife Greece (HOS), WWF Greqi, Shoqata Mbretërore për Mbrojtjen e Shpendëve / BirdLife UK (RSPB), Doğa Derneği / BirdLife Turkey (DD), Partnerët e BirdLife International në Afrikë dhe Lindje të mesme , Instituti Ornitologjik dhe Kërkimor AP Leventis (APLORI), CMS Raptors MoU etj.

PPNEA është një nga partnerët për zbatimin e aktiviteteve në Shqipëri, kryesisht në kërkimin dhe monitorimin e popullatës së kalit të qyqes në Shqipëri dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij lloji.

Për më shumë informacion klikoni ketu.

Person kontakti: Ledi Selgjekaj | PPNEA