NGA “BARRIERA”, NË XHAMA “MIQËSORË” PËR SHPENDËT

NGA “BARRIERA”, NË XHAMA “MIQËSORË” PËR SHPENDËT
Përplasja e shpendëve me xhamat është një problematikë e hasur në zona të caktuara, ku barriera të tilla janë prezente edhe në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë. Në kuadër të projektit “Toka e Shqiponjave dhe Kështjellave”, si dhe Spring Alive – iniciativë e Birdlife International, sot bashkë me AdZM Vlorë ngjitëm tek autostrada Levan – Vlorë rreth 300 stikera me siluetën e shpendëve. Ky aktivitet ndërgjegjësues është një masë e drejtpërdrejtë konservimi që ndihmon në eleminimin e përplasjeve të shpendëve me këto barriera të tejdukshme.
Vetëm gjatë këtij aktiviteti, grupi i punës hasi rreth 10 shpendë të përplasur, çka e bën një problematikë serioze dhe shpresojmë që në të ardhmen ky fenomen të reduktohet. Falenderojmë Policinë Rrugore Vlorë dhe oficerin lokal të PPNEA-s në Nartë për ndihmën dhe kontributin në këtë aktivitet me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e shpendëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.
Postime të ngjashme