Dashuria vjen nga stomaku

Dashuria vjen nga stomaku
Kamera-kurth e vendosur në restorantin e shkabave ‘Sofra e Mbretëreshave’ fotografon momente interesante të këtij çifti të Kalit të qyqes (Neophron percnopterus), duke i dhënë përgjigje pyetjes nëse dashuria vjen nga zemra apo nga stomaku. Pas një dite të gjatë pune duke rregulluar, sistemuar dhe dekoruar folenë e tyre të dashurisë për sezonin e ri të folezimit, mashkulli i pashëm bjond fton mbretëreshën e tij zeshkane për drekë në restorantin më të afërt të shkabave në Luginën e Drinos, ‘Sofra e Mbretëreshave’. Gjatë drekës romantike nuk munguan momente e sjellje dashurie, çka e bën këtë moment perfekt për t’u fotografuar nga paparaci jonë – kamera-kurth. Përfundimisht, nëpërmjet kësaj foto mund të themi se dashuria fillimisht vjen nga stomaku më pas nga zemra.
Postime të ngjashme