Pozicion pune pranë Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)

 

Pozicioni: Menaxher Projekti

PPNEA kërkon të punësojë një menaxher projekti duke filluar nga data 1 Prill 2022.

Punonjësi do të angazhohet me aktivitete në lidhje me krijimin dhe promovimin e zonave të mbrojtura, qeverisjen dhe menaxhimin, zhvillimin e qëndrueshëm, kërkimin dhe monitorimin e kafshëve të egra.

Detyrat specifike përfshijnë:

 

  • Koordinimi dhe zbatimi i aktiviteteve në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura në kuadër të projektit “Sustainable future for Korab-Koritnik/ Sharr’’;
  • Përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve në lidhje me projektin “Protected Areas for Nature and People”;
  • Të ndihmojë në zbatimin e aktiviteteve në terren lidhur me të dy projektet e sipërpërmendura;
  • Të asistojë me aktivitetet në terren të PPNEA-s në Shqipëri, në lidhje me monitorimin dhe kërkimin për jetën e egër;
  • Të lobojë në nivel lokal dhe kombëtar për shpalljen e Zonave të Mbrojtura dhe të ndihmojë në zbatimin e dëgjimeve publike, seminareve dhe konferencave në lidhje me zonat e mbrojtura;
  • Të monitorojë planin e punës dhe treguesit e aktiviteteve, për të dy projektet e sipërpërmendura dhe të përgatisë raporte të shkurtra për partnerët.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë një minimum prej pesë vitesh përvojë pune në fushën e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit, veçanërisht të ngjashme me detyrat e përshkruara më sipër;
  • Njohuri dhe përvojë në lidhje me shpalljen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura;
  • Njohuri mbi praktikat dhe metodat e monitorimit të kafshëve të egra;
  • Aftësi në organizimin e eventeve dhe takimeve;
  • Aftësi për të kryer punë në terren dhe gatishmëri për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe në rajon;
  • Aftësi për të mbajtur marrëdhënie shumë të mira me palët e interesuara, si lokale por edhe me partnerët dhe donatorët e projektit;
  • Njohuri në menaxhimin e ciklit të projektit me fokus në planifikimin, lehtësimin e procesit, rrjetëzimin, monitorimin dhe raportimin;
  • Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm, gjuhën angleze;
  • Aftësi për të punuar në ekip, organizim efikas të kohës dhe aftësi koordinuese;
  • Njohuri kompjuterike;
  • Aftësi për të udhëtuar i pavarur në zonat e punës, si Parku Natyror Korab-Koritnik dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

 

Arsimi

 

  • Minimalisht Diplomë MSc/MA në fushat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. Kualifikimet shtesë (PhD, trajnime pasuniversitare, etj.) dhe/ose përvoja në projekte ndërdisiplinore do të konsiderohen si avantazhe të mëtejshme.

 

Kushtet e punësimit

 

Ky pozicion është i vendosur në zyrën e PPNEA-s në Tiranë, me udhëtime të shpeshta në zonat e fokusit të PPNEA-s në Shqipëri. Pozicioni është për një vit, me mundësi vazhdimi.

 

Niveli i pagës për këtë pozicion, do të jetë në rangun e kategorive III-a – III-b të nëpunësve civilë, në varësi të kualifikimeve dhe përvojës së kandidatit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail në formatin pdf, një CV të detajuar në anglisht dhe një letër motivuese, maksimumi dy faqe në anglisht, ku përshkruhet interesi i tyre për pozicionin, dy letra rekomandimi dhe kopje e kualifikimeve/diplomave të tyre deri më 11 Mars 2022, në adresën:

 

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)

E-mail: [email protected]

Sqarim për përzgjedhjen e kandidatëve: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, do të ftohen për intervistë. Nëse nuk keni marrë një email konfirmues, në listën e ngushtë deri më 15 Mars 2022, nuk jeni përzgjedhur për shqyrtim të mëtejshëm në këtë pozicion.