Hapja e sezonit të monitorimit për rrëqebullin e Ballkanit #2021

Hapja e sezonit të monitorimit për rrëqebullin e Ballkanit #2021
I mbani mend kamerat tona kurth? Këto pajisje na kanë shoqëruar ndër vite, që prej kohës kur fotografuam për herë të parë rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri, në vitin 2011, e deri më tani, ku synojmë të hedhim dritë mbi numrin minimal të popullatës së këtij lloji në vendin tonë të vogël.
 
Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, ekipi ynë ka afruar tre të rinj në superskuadrën e monitorimit të rrëqebullit të Ballkanit. Sonila, Melitjani dhe Kleidi i janë bashkuar përpjekjeve tona të zgjatura për ruajtjen e këtij lloji të rrezikuar në mënyrë kritike.
 
Zonat që PPNEA është duke monitoruar, janë rajoni i Malit të Munellës, si dhe ai i Polis – Gur i Zi – Valamarë. Ndërkohë që Mali i Munellës është streha kryesore e rrëqebullit në Shqipëri, rajoni Polis- Gur i Zi – Valamarë na surprizoi vitin e kaluar me familjen e bukur prej tre individësh të rrëqebullit të Ballkanit.
 
Shprehim mirënjohje ndaj stafit të AdZM Elbasan dhe Korçë, të cilët janë duke punuar ngushtësisht me ne në kuadër të Programit për Ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit #BLRP.
 
Na uroni fat!
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme