Menu

BalkanDetox LIFE

Projekti BalkanDetox LIFE (LIFE19 GIE/NL/001016)

“Forcimi i kapaciteteve kombëtare për të luftuar helmimin ndaj jetës së egër dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi këtë problem në Ballkan”

 

Hyrje:

Megjithëse përdorimi i helmeve ndaj jetës së egër është vepër e jashtëligjshme në Ballkan, ky fenomen vazhdon të jetë tejet i përhapur. Një praktikë e tillë ka ndikuar negativisht jo vetëm te natyra, por edhe te njerëzit apo jeta e egër. Helmimi është shkaku kryesor që ka kontribuar në zhdukjen rajonale dhe rënien drastike të popullatave të shkabave në rajon. Helmimi është, po ashtu, përgjegjës për zhdukjen e disa lloje shkabash në Shqipëri.

Duke qenë se jeta e egër nuk njeh kufij dhe helmimi është një praktikë e zakonshme në të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit, është me rëndësi të krijohet një rrjet bashkëpunimi midis vendeve të ndryshme, si ato anëtare të BE-së dhe ato jo-anëtare. Projekti i ri që lufton helmimin ndaj jetës së egër quhet BalkanDetox LIFE, i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për të luftuar këtë fenomen. Projekti në fjalë përfshin bashkëpunimin mes 7 vendeve dhe 8 organizatave përgjatë gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Greqia dhe Bosnje – Hercegovina.

BalkanDetox LIFE drejtohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) dhe financohet nga Programi i Bashkimit Europian LIFE.

 

Objektivat e projektit:

Menaxhim i përmirësuar i rasteve të helmimit dhe reduktimi i ndjeshëm i vdekshmërisë së shkabave apo llojeve të tjera, nëpërmjet sigurimit të angazhimit të vazhdueshëm të autoriteteve qeverisëse, si dhe etiketimit të helmimit përballë publikut si një dukuri shoqërore e papranueshme.

 

Aksionet konkrete që do të implementohen:

-Zhvillimi dhe miratimi i protokolleve operacionale për investigim, nekropsi dhe toksikologji nga grupet kombëtare kundër helmimit, duke u bazuar në praktikat më të mira, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe efiçencës së institucioneve në menaxhimin e këtyre rasteve;

-Përshtatja, përditësimi dhe miratimi i dokumenteve apo strategjive kundër dukurisë së helmimit në vendet ku do të zhvillohet projekti;

-Krijimi i një baze të dhënash kombëtare që përmban të gjitha rastet e helmimit të jetës së egër;

-Hetimi i origjinës së substancave toksike, të ligjshme ose jo, që përdoruren si karrem helmues, nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta me autoritetet e inspektimit fitosanitar dhe mjedisor.

-Përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe efikasitetit të ndjekjes penale të rasteve të helmimit, nëpërmjet ofrimit të trajnimit specifik për autoritetet ligjzbatuese mbi procedurat e hetimit të rasteve të helmimit, nekropsinë dhe toksikologjinë, me qëllim forcimin e angazhimit të tyre drejt luftimit të këtij problemi.

-Zhvillimi i aktiviteteve të komunikimit dhe ndërgjegjësimit nëpërmjet krijimit të programeve edukuese në zonat ku helmimi është i përhapur, me qëllim zbulimin e shkaqeve të kësaj praktike dhe aktorëve më të rëndësishëm të përfshirë, si dhe zbatimi i një fushate komunikimi mbi efektet që sjell helmimi në jetën e egër dhe shëndetin e njerëzve.

 

Kohëzgjatja e projektit: 01/10/2020 – 30/09/2020

 

Mësoni më shumë për projektin duke klikuar këtu.

  TOP