Menu

Vullnetarizmi është vlerë, puno për ruajtjen e natyrës!

Vullnetarizmi është një prej mënyrave se si njerëzit zgjedhin të japin kontributin e tyre në botën përreth, qoftë ajo shoqërore, apo natyrore.

Vullnetarizmi kundrejt natyrës është mbase forma më kuptimplotë e të dedikuarit ndaj një kauze. Mjedisi natyror dhe ekosistemet në përbërje të tij kanë vlerë të jashtëzakonshme për jetën tonë, pa to ne as nuk do të ekzistonim. 

Organizata jonë, që prej vitit 1991, punon për ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri, duke i ardhur në ndihmë ekosistemeve unike apo specieve të rralla e të rrezikuara në mënyrë kritike.

Behu pjesë e jona, angazhohu për ruajtjen e natyrës dhe specieve që jetojnë në të.

Ne kemi nevojë për aftësitë e tua, si në detyra organizative brenda ambienteve të PPNEA-s, ashtu edhe në ekspedita, aktivitete me komunitetet apo fushata ndërgjegjësuese.

 

 

“Vullnetarizmi pranë PPNEA-s më dha mundësi të mesoj se çfarë ndodh në rajonin ku unë jetoj, të përfshihem në zgjidhjen e problemeve, duke mos i parë ato veç nga larg”.

Katina Xhavo

Rezidente në rajonin e Prespës

 

 

Formular per vullnetaret / Volunteer form

  • Nese jeni i apasionuar ndaj natyres dhe jetes se eger plotesoni kete formular per tu bashkuar me skuadren tone. -- If you love nature and wildlife please fill this form to join our team.
 

Verifikim/Verification

  TOP