Menu

MONITORIMI I POPULLATËS SË LUNDËRZËS NË PARKUN KOMBËTAR TË PRESPËS

Javën e kaluar ekipi ynë filloi punën për monitorimin e popullatës së lundërzës në Parkun Kombëtar të Prespës. Fokusi i studimit është të kuptojmë trendin e popullatës së këtij lloji përgjatë brigjeve të liqeneve të Prespës, duke analizuar të dhëna dytësore si jashtëqitjet, mbetjet ushqimore, apo dhe gjurmët e shpërndara pranë 28 vendndodhjeve potenciale të percaktuara në një studim të mëparshëm të realizuar në vitin 2017, ku Prespa u cilësua si një zonë me prani tejet të lartë të lundërzës.
 
Studimi i tanishëm është plotësuar me një metodë shtesë kërkimore, siç është ajo e monitorimit me kamera-kurth. Duke analizuar habitatin përreth, si dhe duke njohur ekologjinë e lundërzës, deri më tani kemi instaluar tre kamera-kurth në vendet më të përshtatshme që mund të përdoren si strofull.
 
Lundërza (Lutra lutra) listohet si afër kërcënimit (NT) nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), si dhe renditet në Aneksin II dhe IV të Direktivës Evropiane të Habitateve. Zakonisht, ky lloj gjendet në ekosisteme ujore si brigjet e liqeneve apo lumenjve dhe është një tregues i mirë i cilësisë së ujërave përreth.
 
Ky studim është duke u realizuar në bashkëpunim me stafin e AdZM Korçë, të cilët u trajnuan nga ekipi ynë mbi ekologjinë, biologjinë dhe metodat e monitorimit të lundërzës.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
 
Share this Post!

About the Author :  


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP