Menu

Njihuni me bordin drejtues të LAG Korab-Koritnik

Adem Hajrullahi

Banor i fshatit Zapod, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Aktualisht punon në Njësinë Administrative Zapod në pozicionin e Administratorit / Kryetarit. Përfaqësues i komunitetit lokal të kësaj Njësie Administrative.

 

 

Agim Noka

Banor i fshatit Novosej, Kukës, që ndodhet në qendër të Parkut Natyror Korab-Koritnik. Aktualisht, drejton Shoqatën e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Novosej. Aktivist i çështjeve mjedisore, si dhe ekspert për bimët mjekësore, veçanërisht Sanzen.

 

Amber Fida

Banor i fshatit Grevë, Peshkopi, me profesion Blegtor. Zotëron një aktivitet të suksesshem me një stan ne Ilnicë dhe disa qindra krerë të imtash, kryesisht dele rude. Në këtë aktivitet familjar ka të punësuar të gjithë familjen dhe disa barinj.

 

Arben Palushi

Biologu i njohur në qytetin e Kukësit por edhe më gjerë. Aktivist i mirëfilltë mbi çështjet dhe problematikat e ndryshme mjedisore në territorin e bashkisë Kukës. Ka dhënë kontribut të gjerë në implementimin e disa projekteve me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit, të cilën e ka drejtuar për një kohë të gjatë. Aktualisht punon në Bashkinë Kukës si Drejtor i drejtorisë së Turizmit dhe Mjedisit.

 

Ardjan Mësaja

Banor i fshatit Çaje të Kukësit, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Mësues me profesion, por njëkohësisht kryen edhe rolin e guidës turistike lokale në Parkun Natyror Korab-Koritnik. Ka një interes të veçante për turizmin, të cilin e ka kultivuar nëpërmjet ngritjes së një bujtine në fshatin Çaje.

 

Astrit Lika

Banor i fshatit Muhurr në Bashkinë Dibër. Me profesion Inxhiner Pyjesh dhe eksperiencë të gjatë në sektorin e pyjeve falë punës si Inspektor pranë Inspektoriatit të Mjedisit në Dibër. Aktualisht mban pozicionin e Drejtorit pranë Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) Dibër.

 

Blerta Avdia

Pedagoge me kohë të plotë që nga viti 2016 pranë Departamentit të Menaxhimit, në Kolegjin Universitar Logos. Ka kryer studimet e larta dhe Masterin e Shkencave në periudhën 2005-2010 në Fakultetin e Historisë dhe të Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Ka mbrojtur gradën “Doktor shkencash” në vitin 2015. Masterin Profesional, në mësuesi dhe liçencën për ta ushtruar profesionin e mësueses e ka marrë në vitin 2017.

 

Ermal Rama

Banor i fshatit Melan, Dibër, pjesë e vargmalit Korab-Koritnik. Prej 12 vitesh është kthyer nga emigrimi dhe aktualisht punon si bletërritës në aktivitetin e tij familjar. Përfaqësues i bletërritësve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik.

 

Gladiola Ismailaj

Ka mbaruar studimet e larta Master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjeografi. Ka punuar si specialiste turizmi në Këshillin e Qarkut Kukës dhe Agjencinë e Zhvillimit Rajonal, Kukës. Aktualisht, punon në Bashkinë Kukës, në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Diasporës, Integrimit Evropian dhe Migracionit.

 

Hasan Perzhilla

Banues në fshatin Ploshtan në rrethin e Dibrës me profesion Mjek-Veteriner. Ka kryer studimet e larta në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, dega Mjekësi-Veterinari në vitin 1983. Hasani ka një eksperincë të gjerë prej rreth 40 vitesh, kryesisht në të gjithë zonën e Korab-Koritnikut (Qarkut Diber), duke e bërë një njohës mjaft të mirë të kësaj zone të mbrojtur.

 

Kimete Mazari

Lindur dhe banuese në Dibër, njohëse shumë e mirë e zonës dhe e problematikave të saj. Ka punuar si mësuese në shkollë të mesme për 18 vite në lëndën e Anglishtes dhe Psikologjisë. Zotëron 3 gjuhë të huaja, si dhe licencën e përkthimit nga Ministria e Drejtësisë. Prej 15 vitesh drejton Kryqin e Kuq Shqiptar në Dibër dhe pas vitit 2016 emërohet si Drejtore Ekzekutive e GLV Integrimi në Dibër, një OJF me fokus në çështjet sociale. Që nga marsi i vitit 2020 ajo mban titullin e kryetares së bordit të LAG Korab-Koritnik.

 

Lefter Gjana

Lindur në Bushtricë dhe banues në qytetin e Kukësit. Aktualisht mban pozicionin Drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës. Ka përfunduar studimet e larta në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, dega Inxhineri Pyjore gjatë periudhës 2001-2006. Ka punuar në fushën e pyjeve për një periudhe prej 14 vitesh duke kryer studime për disa organizata dhe subjekte të ndryshme.

 

Sidorela Horeshka

Sidorela ka mbaruar studimet Bachelor në degën Psikologji-Sociologji dhe studimet Master në degën Shërbime sociale dhe komunitare. Aktualisht po ndjek një master të dytë në degën Psikologji klinike. Ka punuar si vullnetare pranë organizates World-Vision (lidere e grupeve Impact Club) dhe më pas ka filluar punë pranë organizates Agritra-vizion duke ushtruar profesionin e psikologes dhe atë të kordinatores së projekteve. Që në Mars të vitit 2020 ajo mban titullin e Drejtuesit Ekzekutiv të qendrës Agritra – vizion.

 

Talent Seferi

Lindur dhe banues në Shishtavec ku ka kryer edhe arsimin fillor dhe të mesëm. Ka kryer arsimin e lartë në universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në degën Histori gjatë viteve 2008-2013. Aktualisht mban pozicionin e Drejtorit në Shkollën e Mesme të Bashkuar Shishtavec. Ka një eksperiencë punë në fushën e mësimdhënies prej më shumë se 14 vitesh.

 

Violeta Sinani

Ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Nuk është shkëputur asnjëherë nga mësimdhënia, pavarësisht aktivizimit civil dhe qytetar përmes angazhimit me shoqerinë civile. Që nga viti 1999 është angazhuar në shoqërinë civile me shoqatën “Për ju nëna dhe fëmijë” Kukës, ku ka zbatuar projekte me fokus të drejtat e njeriut, femijeve, ruajtje dhe mbrojtja e natyres/mjedisit, aktivizmi qytetar, etj.

 

Zija Keshi

Fermeri i frutave të malit që nga viti 2012 nga komuna Maqellare Dibër. Themeluesi i fermës Keshi Fruit Medicinal e cila është e vetmja fermë prodhuese e fidaneve të bimëve medicinale Aronia dhe Goji Berry.  Përveç bimeve medicinale, Zija Keshi në fermën e tij prodhon edhe frutat e  Arrës dhe lajthisë së Dibres.

 
Lista e bordit drejtues të Grupit Lokal të Veprimit Korab-Koritnik
Nr. Emri Mbiemri Zona/ Bashkia Profesioni/ Organizata
1 Adem Hajrullahi Kukës, Zapod Chairman of Zapod Adm.Unit

 

2 Agim Noka Kukës, Novosejë Shishtavec Forest and Pasture NGO
3 Ambër Fida Dibër, Ilnicë Livestock keeper
4 Arben Palushi Kukës Biologist
5 Ardian Mesaja Kukës, Çaje Teacher, Guesthouse
6 Astrit Lika Dibër AdZM Diber, Director
7 Blerta Avdia Kukës Lecturer
8 Drini Vlesha Dibër Dibër Municipality, EU office
9 Ermal Rama Dibër Beekeeper
10 Gladiola Ismailaj Kukës Representative of the Municipality of Kukës
11 Hasan Perzhilla Dibër, Kala e Dodes Veterinarian
12 Kimete Mazari Dibër NGO Integration
13 Lefter Gjana Kukës RAPA Kukes
14 Sidorela Horeshka Dibër NGO Agrita Vizion
15 Talent Seferi Kukës, Shishtavec School Director
16 Violeta Sinani Kukës Teacher
17 Zija Keshi Dibër, Maqellare Farmer, plant cultivation

 

 

Share this Post!

About the Author :  


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP