Menu
profile photo
Aleksandër Trajçe
Drejtor Ekzekutiv

Aleksandër ka përfunduar një program masteri (MSc.) në fushën e Biologjisë, Konservimit dhe Menaxhimit pranë Universitetit të Oksfordit.

Ai mban titullin Doktor i Shkencave (Ph.D) falë përfundimit të programit në Antropologji Mjedisore pranë Universitetit të Roehampton, Londër.

Fushat e tij të interesit janë avancimi i ruajtjes së natyrës duke u bazuar në kërkime të qarta shkencore, si dhe prioritizimi i kontekstit lokal në çështjet e ruajtjen së natyrës.

Email: [email protected]

 

Foto profili_BH

Bledi Hoxha

Menaxher Projekti

Bledi ka përfunduar studimet e larta në fushën e Biologjisë pranë Universitetit të Tiranës.

Eksperienca e tij e gjerë në studimin e mishngrënësve të mëdhenj e lidhur së tepërmi me llojin më të rrezikuar në Shqipëri, rrëqebullin e Ballkanit.

Që prej vitit 2013 Bledi menaxhon Programin për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit pranë PPNEA.

 
olsi 11
Olsion Lama
Specialist për Zonat e Mbrojtura dhe Faunën, Menaxher Projekti
 

Olsi ka përfunduar studimet e larta në fushën e Biologjisë ku mban edhe titullin Master i Shkencave (MSc.) pranë Universitetit të Tiranës.

Ai zotëron një eksperiencë të gjerë në çështjet e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe popullatave të gjitarëve.

Olsi menaxhon projektin Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit.

DSC_0577
Klaudia Koçi
Menaxhere Projekti, Koordinatore për Programet e Edukimit Natyror

Klaudja ka përfunduar një program studimi Erasmus+ (MA) në fushën e “Studimeve Evropiane Ndërkulturore në terren”, pranë tre universiteteve me traditë të hershme në fushën e edukimit natyror në Evropë.

Interesat e saj kërkimore janë edukimi në natyrë dhe sistemet e menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Ajo menaxhon projektin #PrespaNet pranë PPNEA dhe koordinon programet e edukimit natyror.

 
Xherri
Xhemal Xherri
Menaxher Projekti

Xherri ka përfunduar një program Master i Shkencave (MSc.) në fushën e Gjuhës, Komunikimit Ndërkulturor dhe Turizmit pranë Universitetit të Tiranës.

Interesat e tij kërkimore lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe trashëgiminë kulturore apo natyrore.

Xherri koordinon projektet “Jetë e Re për Kalin e Qyqes” dhe “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” pranë PPNEA.

Për më tepër, ai është edhe piloti ynë i dronit.

 
IMGL1301
Ilir Shyti
Asistent Projekti
 

Iliri ka përfunduar studimet e larta në fushën e Inxhinierisë Pyjore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Prej disa vitesh ai asiston në projekte të ndryshëm brenda PPNEA si një kërkues për jetën e egër, veçanërisht në Programin për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

 

Z.Vorpsi
Zydjon Vorpsi
Menaxher Projekti
 

Joni ka përfunduar studimet e larta në fushën e Inxhinierisë së Burimeve Natyrore pranë Universitetit të Tiranës.

Eksperienca e gjerë në monitorimin e shpendëve e ka bërë kandidatin e përkryer për të mbajtur pozicionin e Oficerit të Konservimit pranë PPNEA.

Joni menaxhon projektin e Rrugës së Shtegtimit të Adriatikut.

 
IMG_3798
Sabina Çano
Menaxhere Projekti
 

Sabina mban titullin Master (MA) në fushën Biologji – Kimi pranë Universitetit të Korçës.

Sabina është e apasionuar pas gjitarëve ujor dhe zonave të mbrojtura detare.

Ajo menaxhon projektin Foka e Mesdheut në Adriatikun Lindor pranë PPNEA.

 
L.selgjeka
Ledi Selgjekaj

Menaxhere Projekti

Ledi mban titullin Master i Shkencave (MSc.) në fushën e Biologjisë pranë Universitetit të Tiranës.

Interesat e saj kërkimore lidhen me ornitologjinë dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Ajo asiston në projektin Jetë e Re për Kalin e Qyqes dhe menaxhon projektin Balkan Detox pranë PPNEA.

 

Email: [email protected]

 

C.Trajce
Cveta Trajçe
Koordinatore e Zyrës Lokale, Rajoni i Prespës
 

Cveta mban titullin Master i Shkencave (MSc.) në fushën e Marketingut pranë Universitetit të Tiranës, si dhe Master në fushën e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare pranë Universitetit për Ekonominë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Sofie.

Interesat e saj kërkimore lidhen me zhvillimin ekonomik rajonal dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Ajo është Koordinatorja e Zyrës sonë Lokale në Prespë, në vendlindjen e saj.

 
DSC_3560 (1)

Klejn Ngracani

Oficer i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Klejn mban titullin Master i Shkencave (MSc.) në fushën e Komunikimit për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes, pranë Universitetit të Tiranës.

Interesat e tij kërkimore lidhen me Analizën e Kornizave të komunikimit, Vendosjen e Axhendës, Analizën Kritike të Diskursit, së bashku me aplikimin e tyre në ligjërimet mjedisore në shoqëritë bashkëkohore.

Email: [email protected]

IMG_1547

Ilva Licaj (Alushi)

Oficere Lokale, Rajoni i Vlorës

Ilva është studente doktorante në fushën e Shkencave dhe Teknologjisë për Mjedisin dhe Shëndetin në Universitetin italian “Università degli Studi del Sannio”.

Ajo punon si Asistente Lektore pranë Universitetit të Vlorës.

Ilva ështe Oficerja jonë lokale në rajonin e Vlorës.

Email: [email protected]

IMG_20200305_184140_398 (1)

Soraldo Nebo

Oficer lokal, rajoni i Sarandës

Soraldo Nebo është oficeri ynë lokal në rajonin e Sarandës. Ai ka një interes të veçantë për turizmin e qëndrueshëm dhe kontribuon në mënyrë aktive për zhvillimin e këtij sektori në vendlindjen e tij, në Ksamil, Sarandë.

Pavarësisht se Soraldo drejton një organizatë lokale, ai ka bashkuar forcat me ekipin e PPNEA për të kontribuar akoma më tepër në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Soraldo ndihmon në implementimin e projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”.

Email: [email protected]

  TOP