Menu

Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave II

Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave: Menaxhimi i Integruar i Biodiversitetit në Bregdetin Shqiptar

 

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), së bashku me Shoqërinë Bullgare për Ruajtjen e Shpendëve (BSPB) ështe duke implementuar fazën e dytë të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”.

Po njësoj si faza e parë, ky projekt financohet nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Projekti ynë lidhet drejtpërdrejt me Drejtimin Strategjik nr. 1 të CEPF:

  • Mbështetja e shoqërisë civile në zhvillimin e qasjeve të integruara për ruajtjen e biodiversitetit në zonat bregdetare.

 

Aksionet në kuadër të këtij projekti ndjekin tre prioritete:

  • Angazhimi i aktorëve lokal në aksionet ruajtëse që adresojnë kërcënimet ndaj elementëve kyç të biodiversitetit në zona të rëndësishme bregdetare.
  • Nxitja e bizneseve lokale në përvetësimin e praktikave të qëndrueshme që prodhojnë impakte pozitive në zonat bregdetare kyç për biodiversitetin.
  • Mbështetja e shoqërisë civile për përfshirjen në proceset politikbërëse me qëllim integrimin e mbrojtjes së biodiversitetit në planet e menaxhimit të zonave bregdetare, përdorimit të tokës, apo planet zhvillimore.

 

Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave fokusohet në dy zona kyç për biodiversitetin, si Peizazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë (ALB 24) dhe Parku Kombëtar i Butrintit (ALB 04).

Faza e parë e këtij projekti është shtrirë në harkun kohor 2013 -2017.

 

Kohëzgjatja:

2019 – 2021

 

Financimi:

Critical Ecosystem Partnership Fund

 

Vendi:

Shqipëri

 

Person kontakti

Xhemal Xherri

[email protected]

  TOP