Censusi evropian i pelikanit kaçurrel në liqenet e Prespës

Censusi evropian i pelikanit kaçurrel në liqenet e Prespës
E dini që liqenet e Prespës strehojnë koloninë më të madhe të pelikanit kaçurrel në të gjithë botën?
Megjithëse në anën shqiptare të Prespës kushtet nuk janë edhe aq të përshtatshme për folezimin e pelikanit kaçurrel, ky territor shërben më së miri si zonë për të pushuar e ushqyer nga një numër i konsiderueshëm individësh të këtij lloji.
Si çdo vit, ekipi i PPNEA, së bashku me AdZM Korçë dhe përfaqësues të projektit “Transboundary Biosphere Reserve Prespa”, gjatë fundjavës morën pjesë në monitorimin e këtij lloji simbol përgjatë perimetrit të liqeneve të Prespës. Në fund të këtij procesi, u arrit të numërohen më tepër se 300 individë të pelikanit kaçurrel, një numër i zakonshëm për anën shqiptare të Prespës.
Këto liqene janë i vetmi ekosistem në Shqipëri ku gjatë kësaj periudhe shikohen rregullisht të dy llojet e pelikanëve, si ai kaçurrel dhe ai rozë, të cilët ofrojnë pamje të jashtëzakonshme për këdo që viziton Prespën.
© Z. Vorpsi / PPNEA
© Z. Vorpsi / PPNEA
Postime të ngjashme