Aplikacioni SmartBirds Pro i përshtatur për jetën e egër në Shqipëri

Aplikacioni SmartBirds Pro i përshtatur për jetën e egër në Shqipëri
Ndërkohë që jemi të mbyllur në shtëpi, të gjithë dashamirësit e natyrës si fotografë, gjuetarë, punonjës organizatash, ekspertë por dhe publiku i zakonshëm, përsëri kemi mundësi të mbledhim të dhëna mbi jetën e egër dhe shpendët në veçanti. Nëpërmjet aplikacionit SmartBirds në sektorin “Urban Birds” mund të regjistrojmë të gjithë shpendët që ne arrijme të degjojmë apo shikojmë nga shtëpitë tona. Të dhënat e marra do të ngarkohen në një hartë e cila do të shfaqet çdo javë në faqen e PPNEA, e cila do të na ndihmojë të gjithëve për t’u njohur më shume me shpendët e qytetit dhe ato që po tentojnë të afrohen së fundi. PPNEA po punon mbi përkthimin e SmartBirdsPro, aplikacion është krijuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) dhe tashmë është drejt përfundimit dhe në gjuhën shqipe. I gjithë sistemi i mbledhjes së informacionit biologjik është përshtatur me llojet e shpendëve, gjitarëve, zvarranikëve, invertebrorëve dhe bimëve të pranishme në vendin tonë. Aplikacioni lejon gjithashtu mbledhjen e të dhënave për kërcënimet e ndryshme ndaj biodiversitetit, siç janë shqetësimi i llojeve të rrezikuara dhe foleve të tyre, zjarret apo dhe përdorimi i karremave të helmatisur, rreziku nga elekshtroshoku  dhe përplasjet me linjat e energjisë etj. Aplikacioni, përvecse mund të përdoret falas dhe nga çdo dashamirës i natyrës, ai do të jetë dhe një mjet kryesor në mbledhjen e të dhënave për kalin e qyqes në Shqipëri, si pjesë e projektit LIFE “Egyptian Vulture New LIFE” Me SmartBirds Pro në celular çdokush mund të ndihmojë në ruajtjen e natyrës. Mjafton ta instaloni atë në një pajisje Android dhe të regjistroni cdo kafshë të egër që keni vrojtuar. Të dhënat e regjistruara do të kontribuojnë në monitorimin e ndryshimeve në popullatat e llojeve të ndryshme. Njohuritë aktuale mbi dendësinë dhe shpërndarjen e llojeve të jetës së egër janë një kusht paraprak për një mbrojtje sa më të efektshme dhe cilësore të tyre. Udhëzime më të detajuara se si të përdorni aplikacionin përmes në telefoni celular mund ti gjeni këtu dhe udhëzimet për përdorimin e versionit të desktopit këtu. Baza e të dhënave të aplikacionit tashmë ka arritur mbi një milion regjistrime. Në vitin 2019, gati 80,000 vrojtime shpendësh janë regjistruar në Bullgari, 3821 – amfibë dhe zvarranikë, 4064 – gjitarë, 541 – invertebrorë të mbrojtur dhe 423 regjistrime të bimëve të mbrojtura. Përshtatja e aplikacionit në gjuhën shqipe po realizohet në kuadër të projektit të mbështetur nga CEPF, “Toka e kështjellave dhe shqiponjave-Faza II” dhe projektit LIFE “Egyptian Vulture New LIFE”.    
Postime të ngjashme