Festa e verës në fshatin Nartë

Festa e verës në fshatin Nartë
Fshati Nartë për vite me radhë ka kultivuar varietetin e rrushit vlosh, i cili është kthyer në një simbol të kësaj zone, që është e pasur si me tradita kulturore ashtu edhe me vlera të biodiversitetit.
 
Këtë fundjavë, ekipi ynë organizoi festën e verës në fshatin Nartë, një event që bashkoi institucione, organizata të shoqërisë civile, banorë lokal, si dhe kultivues rrushi apo prodhues të ndryshëm vere.
 
Festa e verës filloi me një panair me produkte tradicionale, ku u prezantuan disa nga gatimet e zonës, të cilat u shoqëruan me llojet e ndryshme të verës të ofruara prej kantinave pjesëmarrëse.
 
Gjatë festës u zhvillua edhe një konkurs për verën më të mirë, ku çmimi i parë u fitua prej Kantinës GX, e cila përdorte si lëndë të parë varietetin e rrushit vlosh.
 
Ekipi ynë falenderon Bashkinë Vlorë dhe Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë për bashkëpunimin, duke uruar që të tilla aktivitete të kthehen në traditë për zonën e Nartës, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit me bazë natyrën.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme