“Bubo night”

“Bubo night”

“Bubo night”

Ju ftojmë të na bashkoheni ditën e enjte, pasdite, në Qendrën HANA në Lezhë, për një aktivitet të veçantë kushtuar biodiversitetit dhe një prej shpendëve të natës më mbresëlënës në Shqipëri,  Bufit  (Bubo bubo).

Gjatë këtij takimi do të mësoni më shumë rreth ekologjisë dhe rëndësisë së këtij lloji në natyrë, do të eksploroni habitatet ku ai gjendet në Shqipëri dhe do të njiheni me sjelljet tipike dhe thirrjen karakteristike gjatë sezonit të folezimit.

Duke u bërë pjesë e kësaj përvoje unike në terren, ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në grumbullimin e të dhënave për këtë lloj dhe në përpjekjet për ruajtjen e saj.

🔗 Regjistrohuni në këtë lidhëz: Bubo Night Event

Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar magjinë e natës dhe për të kontribuar në mbrojtjen e natyrës!

Postime të ngjashme