Projekti BalkanDetox LIFE është një përpjekje bashkëpunuese me qëllim fuqizimin e kapaciteteve kombëtare dhe rritjen e ndërgjegjësimit për të luftuar helmimin e jetës së egër në shtatë vende të Ballkanit. Përdorimi i kurtheve me helm është një praktikë e dëmshme e vrasjes së kafshëve, e cila vendos në rrezik shumë lloje të jetës së egër. Website-i i projektit BalkanDetox LIFE nënvizon shkallën dhe shtrirjen e këtij problem, si dhe masat që do të ndërmerren nga ekipi i projektit për ta adresuar atë.
Website-i i BalkanDetox LIFE
Website-i i ri i mundëson vizitorëve të mësojnë mbi çështjen e helmimit të jetës së egër në Ballkan, duke detajuar problemin, zonat e nxehta, motivet, legjislacionin, zgjidhjet, si dhe, në të njëjtën kohë, duke ofruar masa parandaluese dhe alternativa të sigurta ndaj kurtheve me helm që ndihmojnë për zgjidhjen e konflikteve midis njeriut dhe jetës së egër. Ne këtë faqe listohen edhe aksionet që do të ndërmerren për të adresuar këtë çështje, duke përfshirë ndryshimin e perceptimeve dhe sjelljes së të gjithë grupeve të interesit, nga vendimmarrësit, publiku i gjerë, e deri te praktikuesit e kurtheve me helm.
Ekipi i projektit do të përditësojë në mënyrë të rregullt këtë faqe me lajme, aksione apo fushata që do të ndërmerren në vijimësi.
Për më tepër, vizitoni faqen www.balkandetoxlife.eu
Projekti i BalkanDetoxLIFE
Projekti “BalkanDetox Life” është një përpjekje pesë-vjeçare me një buxhet prej 1.8 milionë €, i cili financohet nga programi LIFE i Bashkimit Evropian. Ai bashkëfinancohet nga VCF, Fondacioni Mava dhe EuroNatur, si dhe Fondi Whitley për Natyrën, apo Fondi për Mbrojtjen Mjedisore dhe Efiçencën Energjitike. Ky projekt do të implementohet në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Partnerët e projektit janë Vulture Conservation Fund, si njësi koordinuese, për të vazhduar me Albanian Ornithological Society, Association BIOM, Bird Protection and Study Society of Serbia, Fund for Wild Flora and Fauna, Hellenic Ornithological Society, Macedonian Ecological Society, Ornitološko društvo NAŠE Ptice dhe Protection and Preservation of Natural Environment in Albania. Akoma më tej, ky projekt bazohet në praktikat më të mira Spanjolle dhe mbështetet nga Junta de Andalucía dhe Ministria e Tranzicionit Ekologjik dhe Ndryshimeve Demografike.