MITIGIMI I ELEKTROSHOKUT DHE PËRPASJES ME INFRASTRUKRURËN ENERGJETIKE PËRGJATË KORRIDOREVE TË SHTEGTIMIT DHE RIMËKËMBJA E POPULLATËS SË LEJLEKUT NË SHQIPËRI

Gjatë 20 viteve të fundit rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri është rritur së tepërmi, duke përfshirë ndërtimin e shumë linjave të reja të transmetimit dhe impianteve të prodhimit të energjisë. Përpara ndërtimit të këtyre linjave, fatkeqësisht nuk është bërë një vlerësim mbi ndikimet e mundshme që mund të ketë kjo infrastrukturë tek shpendët shtegtues. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm linjash të energjisë elektrike shtrihen nëpër korridore të rëndësishme shtegtimi (si në rastin e luginës së Vjosës, luginës së Drinos, luginës së Bistricës dhe luginës së Pavllos në jug të Shqipërisë) dhe nuk është marrë asnjë masë për të adresuar problemin e elektroshokut dhe përplasjes së shpendëve. Nëpërmjet këtij projekti PPNEA synon të reduktojë kërcënimet nga elektroshoku dhe përplasjet me infrastrukturën energjetike përgjatë luginës së Vjosës, i njohur si korridor i rëndësishëm i shtegtimit për shpendët e mëdhenj të ujit dhe atyre grabitqarë.

Ndërkohë, të njëjtat zona përfaqësojnë territoret e folezimit dhe zonat më të frekuentuara për sigurimin e ushqimit të lejlekut (Ciconia ciconia) në Shqipëri. Ky lloj klasifikohet si i rrezikuar në mënyrë kritike në listën e kuqe të florës dhe faunës së Shqipërisë. Qëllim tjetër i këtij projekti është gjithashtu ndërmarrja e masave për rimëkëmbjen e popullatës së lejlekut (Ciconia ciconia) në Shqipëri përmes ndërtimit të platformave të reja artificiale të folezimit dhe izolimit shtyllave të rrezikshme ku lejleku ka ndërtuar folenë.

Ky projekt synon: (i) rimëkëmbjen e popullatës folezuese të lejlekut në Shqipëri (nëpërmjet ndërtimit të platformave të reja folezuese dhe izolimit të shtyllave problematike) dhe (ii)instalimi i infrastrukturës së përshtatshme kundër elektroshokut, në zonat më problematike përgjatë korridorit të shtegtimit

Afati kohor: 2018 – 2021

Financimi: Fondacioni MAVA përmes EuroNatur

Shteti: Shqipëri

Partnerët: EuroNatur, AOS

Personi që mund të kontaktoni: Zydjon Vorpsi | PPNEA

Donate

Your financial contribution can be of massive help for us to work on safeguarding the future of the natural environment in Albania.
Donate Now