Melitjan Nezaj
Asistent Projekti
Melitjani ka përfunduar studimet e larta në MSc. Biologji Mjedisore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Puna e tij në organizatë është më së shumti e lidhur me kërkimin shkencor për studimin e gjitarëve (Rrëqebulli i Ballkanit, Ariu i Murrmë, Derri i Egër, etj.) dhe habitateve. Ai ka përvojë dhe interes në vlerësimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit në përgjithësi dhe në fushën e botanikës në veçanti.