
Green Agenda Navigator – Fuqizimi i shoqërisë civile për të mbështetur zhvillimin e klimës neutrale, të qëndrueshme, ekonomi konkurruese dhe me përdorim të qëndrueshëm të burimeve në Ballkanin Perëndimor
Green Agenda Navigator – Fuqizimi i shoqërisë civile për të mbështetur zhvillimin e klimës neutrale, të qëndrueshme, ekonomi konkurruese dhe me përdorim të qëndrueshëm të burimeve në Ballkanin Perëndimor
Ky projekt zbatohet nga Belgrade Open School në bashkëpunim me gjashtë partnerë rajonalë: Aarhus Centre Association in Bosnia and Herzegovina, Eco-Tim organization nga Mali i Zi, organizata Eco-Z nga Kosova, Qendra për Hulumtimin dhe Informimin e Mjedisit Eco-Svest nga Maqedonia e Veriut, organizata Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA, dhe BankWatch.
Projekti synon të kontribuojë në një demokratizim gjithëpërfshirës dhe në zbatimin pjesëmarrës të reformave në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, përmes forcimit të bashkëpunimit, të mirëkuptimit dhe rritjes së ndikimit të organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e Agjendës së Gjelbër.
Rezultatet e pritura nga ky projekt përfshijnë:
- Forcimi i rrjetëzimit rajonal dhe integrimi i bashkëpunimit për nisma avokuese të bazuara në të dhëna në dialogjet rajonale të politikave për Agjendën e Gjelbër;
- Maksimizimi i mundësive për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e Agjendës së Gjelbër;
- Rritja e kapaciteteve të OShC-ve dhe rrjeteve ekzistuese nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të avokuar dhe për t’u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në zbatimin e GAWB;
- Thellimi i kuptueshmërisë mes qytetarëve, autoriteteve publike dhe mediave lidhur me sfidat dhe mundësitë që paraqet tranzicioni i gjelbër në rajon.
Projekti do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve për vendimmarrje transparente dhe gjithëpërfshirëse, si dhe në fuqizimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile për të avokuar në favor të një mjedisi të pastër, institucioneve publike të përgjegjshme dhe përfshirjes aktive në proceset vendimmarrëse në nivelet rajonale, kombëtare dhe vendore.
Aktivitetet e projektit do të realizohen nga 1 Dhjetori 2024 deri më 31 Maj 2027, me mbështetjen financiare nga Komisioni Evropian.
Kohëzgjatja e projektit:
1 Dhjetor 2024 – 31 Maj 2027