Kongresi Ndërkombëtar për Zoogjeografinë dhe Ekologjinë e Greqisë dhe Rajoneve Fqinje (ICZEGAR) është një forum i rëndësishëm shkencor që fokusohet në biodiversitetin e rajonit e Medheut Në edicionin e tij të 16-të, që u zhvillua javën e kaluar në Athinë (03–06 korrik), PrespaNet pati kënaqësinë të përfaqësohej denjësisht.
Me shtatë prezantime të ndryshme, pjesëmarrja jonë në ICZEGAR 2025 pasqyroi vite të tëra bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërsektorial mes OJF-ve, universiteteve dhe menaxherëve të Zonave të Mbrojtura. Këto prezantime theksuan rëndësinë e Zonave të Mbrojtura dhe rolin kyç që luan ndërthurja mes kërkimit shkencor në terren dhe veprimeve konkrete për ruajtjen e natyrës, duke e kthyer pellgun ujëmbledhës ndërkufitar të Prespës në një “laborator të hapur natyror”.
Përmes rrjetit PrespaNet, kemi investuar me përkushtim në mbështetjen e brezit të ri të studiuesve, duke ofruar praktika, programe vullnetarizmi, kampe kërkimore dhe shkolla verore ndërkufitare. Qëllimi ynë është të transformojmë këtë rajon të largët në një qendër trajnimi për ruajtësit e natyrës së së ardhmes. Rezultatet e këtyre përpjekjeve u reflektuan në ICZEGAR 2025, ku disa nga prezantuesit tanë, dikur pjesëmarrës në këto programe, ndanë sot eksperiencat dhe kërkimet e tyre me komunitetin shkencor të rajonit.
Kontributet tona në Kongresin e 16-të ICZEGAR:
1.“Nga ishulli i gjarpërinjve në një qendër kërkimi dhe edukimi: kush mësoi çfarë në ishullin Golem Grad?”
Nga: Dragan Arsovski, Ana Golubović, Xavier Bonnet, Vukašin Bjelica, Ljiljana Tomović
2. “Vlerësimi i një popullate ishullore të llojit prioritar Testudo hermanni: Gjetje paraprake nga ishulli i Shën Akilit, Prespa e Vogël”
Nga: Nikolaos Lioupis, Dragan Arsovski, Taxiarchis Danelis, Maria-Nefeli Marinou, Irene Koutseri
3. “Rëndësia e lidhshmërisë së habitateve ligatinore në mbështetjen e tritonit maqedonas me kreshtë”
Nga: Daniela Jovanovska, Dragan Arsovski, Lazar Nikolov
4. “Vlera entomologjike e Malit Triklario/Sfika: Orthoptera dhe Lepidoptera”
Nga: Eleftheria Kaltsouni, Irene Koutseri, Aikaterini Kerasia Zimarikopoulou, Nikolaos Lioupis, Elvira Sakkoudi, Nikolaos Filippidis, Konstantina Nasiou, Apostolis Stefanidis, Vasiliki Kati
5. “Aspekte të biologjisë bazë dhe ruajtjes së shpendit Alectoris graeca në Parkun Kombëtar të Galicicës”
Nga: Slave Nakev, Metodija Velevski
6. “Zbulimi i faunës së gjitarëve të vegjël në një pllajë karstike në Malin Triklario, në veriperëndim të Greqisë”
Nga: Nikolaos Lioupis, Irene Koutseri, Kyriaki Bairaktaridou, Annita Logotheti, Foteini Papanousi, Giorgos Catsadorakis
7. “Monitorimi sezonal i lakuriqëve të natës në dy shpella të zgjedhura në Parkun Kombëtar të Galicicës, Maqedonia e Veriut”
Nga: Aleksandar Stojanov, Aleksandar Pavlov, Dejan Dimidjijevski, Andrej Gonev
Mirënjohje të veçanta u drejtohen të gjitha institucioneve kërkimore dhe agjencive për mbrojtjen e natyrës që kanë mbështetur këtë punë ndër vite:
- Laboratori i Ruajtjes së Biodiversitetit, Universiteti i Janinës, Greqi
- Departamenti i Biologjisë, Universiteti i Patras, Greqi
- Laboratori i Ekologjisë Molekulare dhe Gjenetikës së Ruajtjes, Universiteti i Janinës, Greqi
Mësoni më shumë rreth punës sonë si PrespaNet dhe projektit tonë: PrespaNet
Projekti PrespaNet III, që zgjat nga 2024 deri më 2027, mbështetet nga donatorë si AVJCF dhe PONT, me financim nga EuroNatur.
Për më shumë mbi kontributet tona në ICZEGAR 2025, lexoni Librin e Përmbledhjeve të Kongresit të 16-të ICZEGAR
Çfarë është PrespaNet?
PrespaNet është një rrjet prej tre OJF-sh mjedisore – SPP (Greqi), MES (Maqedonia e Veriut) dhe PPNEA (Shqipëri) – që nga viti 2013 punojnë së bashku për të forcuar ruajtjen e natyrës në rajonin ndërkufitar të Prespës. Aktivitetet e rrjetit udhëhiqen nga pesë shtylla strategjike:
- Shpendët ujorë, ligatinat dhe ndryshimet klimatike
- Edukimi mjedisor dhe ndërgjegjësimi
- Ruajtja e specieve
- Ruajtja e ishujve të ujërave të ëmbla
- Bashkëpunimi ndërkufitar
Përmes kësaj nisme, PrespaNet synon të fuqizojë brezin e ri të profesionistëve të ruajtjes së natyrës duke nxitur shkëmbimin e dijes, aftësitë praktike dhe përfshirjen afatgjatë në trashëgiminë natyrore të rajonit.



