Kur ishte hera e fundit që ke parë një gjitar të vogël në natyrë?
A ke ndaluar ndonjëherë të mendosh sa pak dimë për këta banorë të fshehtë të pyjeve?
Nëse je student ose i diplomuar rishtazi në shkencat e mjedisit, ose një i ri i apasionuar pas natyrës që dëshiron të përkushtohesh në ruajtjen e saj, kjo është mundësia jote!
Apliko tani për t’u bashkuar në Kampin Ndërkombëtar të Gjitarëve të Vegjël në Parkun Kombëtar të Shebenikut, organizuar nga PPNEA me mbështetjen e partnerëve të PrespaNet.
Për herë të parë pas më shumë se një dekade, ky kamp unik do të mbledhë së bashku të rinj të përkushtuar ndaj ruajtjes së natyrës nga i gjithë rajoni për të zbuluar botën e fshehur të gjitarëve të vegjël, të udhëhequr nga ekspertë të fushës nga Shoqata Holandeze e Gjitarëve.
Do të fitosh përvojë praktike në identifikimin, kërkimin dhe monitorimin e specieve në një nga zonat natyrore më mahnitëse të Shqipërisë.
Aplikimet janë të hapura deri më 25 korrik 2025
Gjuha zyrtare e kampit: anglisht
Pjesëmarrja është pa pagesë.
Plotëso formularin e aplikimit: Aplikim për Kampin Ndërkombëtar të Gjitarëve të Vegjël 2025
Apliko tani dhe bëhu pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm në natyrë!