Sara Skrapalliu
Asistente Komunikimi

Sara Skrapalliu ka përfunduar studimet në Administrim dhe Politika Sociale, me një specializim master në Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes. Formimi i saj akademik e ka pajisur me aftësitë për të qenë një zë aktiv në shoqëri duke vepruar si aktiviste, lobuese, organizatore dhe zhvilluese fushatash që nxisin ndërgjegjësim, përfshirje dhe transformim pozitiv në komunitet.
Si asistente komunikimi, Sara sjell një përkushtim të veçantë në ndikimin dhe ndërtimin e lidhjeve domethënëse mes organizatës dhe publikut. Ajo e sheh komunikimin si një mjet për të ndërtuar mirëkuptim, për të përhapur njohuri dhe për të nxitur veprim të ndërgjegjshëm në komunitet.