Projekti “Menaxhimi ndërkufitar i Zonave të Mbrojtura në Ballkanin Perëndimor” synon të përmirësojë ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin efektiv të Zonave të Mbrojtura në Ballkanin Perëndimor. Projekti do të përqendrohet në forcimin e monitorimit të biodiversitetit, kapaciteteve institucionale, bashkëpunimit ndërkufitar dhe përfshirjes së palëve të interesit, me qëllim mbështetjen e menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Një pjesë e rëndësishme e projektit do të jetë forcimi i kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht për zbatimin praktik të legjislacionit përkatës dhe përmbushjen e kërkesave të Konventës së Bernës, si dhe të rrjeteve Emerald dhe Natura 2000.
Projekti do të synojë gjithashtu përmirësimin dhe harmonizimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura ndërkufitare, duke marrë parasysh statuset e tyre të ndryshme kombëtare dhe kërkesat e legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, do të zhvillohet monitorimi i biodiversitetit, mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave, si dhe integrimi i rezultateve të monitorimit në planet e menaxhimit dhe financimit të zonave të mbrojtura.
Qasja e projektit do të përfshijë edhe rritjen e ndërgjegjësimit, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të palëve të interesit për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht ndërmjet vendimmarrësve, komuniteteve lokale, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Për ta arritur këtë, projekti ka objektivat e mëposhtme:
- Të forcojë kapacitetet e autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht për zbatimin praktik të legjislacionit përkatës dhe përmbushjen e kërkesave të Konventës së Bernës, si dhe të rrjeteve Emerald dhe Natura 2000;
- Të përmirësojë dhe harmonizojë menaxhimin e zonave të mbrojtura ndërkufitare, duke marrë parasysh statuset e tyre të ndryshme kombëtare dhe kërkesat e legjislacionit mjedisor të BE-së;
- Të zhvillojë monitorimin e biodiversitetit, mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave, si dhe të integrojë rezultatet e monitorimit në planet e menaxhimit dhe financimit të zonave të mbrojtura;
- Të rrisë ndërgjegjësimin, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e palëve të interesit për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht ndërmjet vendimmarrësve, komuniteteve lokale, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Rezultatet e pritshme të projektit:
- Sisteme dhe praktika të përmirësuara të monitorimit të biodiversitetit për llojet dhe habitatet në dy rajonet pilot ndërkufitare, në përputhje me standardet e Natura 2000;
- Kapacitete të forcuara të autoriteteve kombëtare, menaxherëve të zonave të mbrojtura dhe OJQ-ve në monitorimin e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura;
- Rekomandime praktike të zhvilluara për zgjerimin e monitorimit në nivel kombëtar dhe harmonizimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura ndërkufitare;
- Pjesëmarrje dhe bashkëpunim i aktorëve lokalë në ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura;
- Bashkëpunim ndërkufitar dhe rajonal i njohurive dhe përvojave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Brezit të Gjelbër të Ballkanit;
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi ruajtjen e biodiversitetit dhe rëndësinë e zonave të mbrojtura ndërmjet vendimmarrësve, bizneseve dhe shoqërisë civile;
- Zbatim më efektiv i legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian, me fokus në përafrimin e Rrjetit Emerald me Rrjetin Natura 2000 dhe në zbatimin e Direktivës së Shpendëve dhe Direktivës së Habitateve.
PARTNERËT E PROJEKTIT:
EuroNatur (EN) – Gjermani, Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES) – Maqedonia e Veriut dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Shpendëve (CZIP) – Mali i Zi.
KOHËZGJATJA:
24 muaj.
QËLLIMI I PROJEKTIT:
Përmirësimi i ruajtjes së biodiversitetit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura në Ballkanin Perëndimor.
Person kontakti:
Klaudja Koçi, [email protected]
Emir Gjyzeli, [email protected]
