DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR SHTYP
Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore!
Autoritetet kanë detyrimin të lehtësojnë protestën paqësore, të ulin tensionet dhe të parandalojnë lëndimet. Çdo përdorim i forcës nga policia duhet të jetë i ligjshëm, rreptësisht i nevojshëm dhe proporcional, duke përdorur paraprakisht mjetet paqësore.
Aktet e dhunës së individëve të veçantë nuk justifikojnë ndërhyrje pa dallim ndaj protestuesve paqësorë. Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve.
Kërkojmë ndihmë të menjëhershme mjekësore për çdo të lënduar, mbrojtje të posaçme për të miturit dhe respektimin e të drejtave të çdo personi të ndaluar. Çdo pretendim për dhunë apo përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohet shpejt, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog.
Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik.
Organizatat Nënshkruese
- Civil Rights Defenders, Shqipëri
- SCiDEV
- Rrjeti AWEN
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
- Qendra “Faktoje”
- Albanian Institute of Science AIS
- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania\
- Rrjeti Erasmus Tirana
- Citizens.al
- Qendra Amfora
- Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
- Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
- Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike – ACER
- Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
- Qendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare/QSKN
- Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
- Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive INAC
- Organizata ‘Together for Life’
- Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ASHG
- Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
- Fondacioni ‘Së Bashku’
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë



