Të rinjtë që ngrihen për atë që besojnë, meritojnë të dëgjohen.
PPNEA shpreh mbështetjen për studentët që po protestojnë dhe për të drejtën e tyre për të ngritur zërin, për të shprehur shqetësimet, për të kërkuar ndryshim dhe për t’u bërë pjesë aktive e çështjeve që ndikojnë në shoqëri.
Qëndrojmë pranë të rinjve që kërkojnë të bëhen pjesë e vendimeve që ndikojnë në të ardhmen e tyre. Mbështetja jonë për të drejtën e protestës paqësore nuk është thirrje për negociata politike.
PPNEA qëndron për të drejtën e qytetarëve për të protestuar, për t’u shprehur lirisht dhe për të kërkuar përgjegjësi. Përgjegjësia nuk mund t’u kalohet sërish atyre që kanë ngritur zërin. Ky qëndrim lidhet me parimet demokratike dhe përgjegjësinë institucionale, jo me negociata apo marrëveshje politike.
Besojmë se angazhimi qytetar dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve janë thelbësore për një shoqëri më të drejtë, më të përgjegjshme që sjell një mjedis më të shëndetshëm dhe ruajtje të natyrës për të gjithë ne.


