Angazhimi i komunitetit dhe monitorimi i faunës së egër në Alpet Shqiptare: Rezultatet e Angazhimit për Ruajtjen dhe Komunitetin 2025

Angazhimi i komunitetit dhe monitorimi i faunës së egër në Alpet Shqiptare: Rezultatet e Angazhimit për Ruajtjen dhe Komunitetin 2025

PPNEA koordinoi “Javën e Angazhimit për Ruajtjen dhe Komunitetin” në rajonet e Kukësit, Thethit dhe Currajt të Epërm, pjesë e Alpeve të Shqipërisë, me fokus në mirëmbajtjen e shtigjeve, monitorimin e faunës së egër dhe ndërgjegjësimin publik mbi korridoret ekologjike.

Gjatë kësaj jave, vullnetarët e fondacionit Butterfly bashkëpunuan me aktorë lokalë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e katër shtigjeve malore, si dhe për mbështetjen e monitorimit të faunës përmes vendosjes së kamerave-kurth dhe pajisjeve për identifikimin e shpendëve.

Rezultate të menjëhershme u shënuan në Theth, ku kamerat-kurth regjistruan, brenda 24 orëve, praninë e një ariu të murrmë (Ursus arctos) dhe një dhie të egër (Rupicapra rupicapra balcanica), duke kontribuar me të dhëna të vyera për monitorimin e specieve. Gjithashtu, u plotësuan 12 pyetësorë nga banorë lokalë lidhur me praninë e faunës së egër, duke ofruar perspektiva të dobishme për marrëdhënien njeri–natyrë në këto zona.

Përveç aktiviteteve në terren, nisma përfshiu edhe angazhimin e 50 individëve nga komuniteti lokal, mes tyre guida lokale dhe vizitorë. Temat e trajtuara përfshinë ruajtjen e korridoreve ekologjike, llojeve të egra dhe praktikat e ekoturizmit.

       
Postime të ngjashme