Bledi Hoxha

Menaxher Projekti

Bledi është biolog, i cili ka studiuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës. Ai u bashkua me ekipin PPNEA në vitin 2009 si vullnetar dhe që prej vitit 2013 menaxhon Programin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit. Bledi ka ndjekur disa kurse për biologjinë dhe ruajtjen e kafshëve të egra dhe ka një përvojë 10 vjeçare në kërkimin dhe monitorimin e rrëqebullit, ariut, ujkut dhe çakallit në studime të ndryshme në rajonet e Shqipërisë. Eksperienca e tij përfshin gjurmim dhe telemetri, metodolgjinë e përdorimit të kamerave kurth etj. ndërsa kërkimet e tij kryesore janë në fushën e ekologjisë dhe ruajtjes së mishngrënësve në shkallë të gjerë.