Emiljano Qorraj
Asistent Projekti

Emiljano Qorraj ka përfunduar studimet në degën Biologji-Kimi dhe ka një Msc. në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale. Ai është i përkushtuar dhe pasionuar për kërkimet në fushat e biologjisë molekulare, biologjisë mjedisore, ekologjisë dhe biodiversitetit. Përvoja e fituar gjatë viteve të studimit, si dhe angazhimi si vullnetar pranë PPNEA-s, e kanë pajisur me njohuritë dhe motivimin e nevojshëm për të dhënë një kontribut domethënës në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri.