Erisa Sulo

Asistente Projekti

Erisa kontribuon si Asistente Projekti në PPNEA, në Departamentin e Ruajtjes së Natyrës dhe Korridoreve Ekologjike. Ajo është e përfshirë në iniciativa dhe projekte që synojnë menaxhimin ndërkufitar të zonave të mbrojtura, ruajtjen e kullotave dhe ekosistemeve natyrore, si dhe përmirësimin e lidhshmërisë ekologjike dhe menaxhimit të zonave me rëndësi për biodiversitetin.

E diplomuar në Inxhinieri Mjedisi, Erisa kontribuon në mbështetjen e nismave për ruajtjen e natyrës dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit mjedisor.