Ermal Progni

Menaxher Projekti

I diplomuar në Drejtësi dhe me mbi katër vite përvojë profesionale në sektorin e shoqërisë civile në Gjermani, Ermali ka ndërtuar një profil të fortë në menaxhimin e projekteve, angazhimin e të rinjve dhe koordinimin e programeve të vullnetarizmit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar përvojë në hartimin, zbatimin dhe raportimin e projekteve të financuara në nivel bashkie, të landeve gjermane (Land), federale (Bund) dhe të Bashkimit Evropian, si edhe në procedurat administrative dhe të financimit.

Pas rikthimit në Shqipëri, ai  vendosi ta vërë këtë përvojë në shërbim të zhvillimit të shoqërisë civile në një periudhë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian të vendit. Në organizatë, ai drejton dy projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës, duke kontribuar në implementimin e projekteve që fuqizojnë komunitetet dhe mbrojnë burimet natyrore.