Film Screening – Untamed Albania
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mirëpret kinemanë lëvizëse për natyrën.
Në datën 17 Gusht, ora 20:30, PPNEA në partneritet me @hbstirana do të shfaqë në qytetin historik të Gjirokastës dokumentarin Untamed Albania.
Ky prodhim austriak i vitit 2016 me regji të Barbara Puskás shpalos vlerat e shumta natyrore të Shqipërisë, duke përfshirë lloje të rrezikuar si rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) apo Kali i Qyqes (Neophron percnopterus).
Ftojmë të gjithë dashamirësit e natyrës, organizatat lokale të rrethit të Gjirokastrës, si dhe të gjithë ata që duan të informohen më tepër mbi vlerat natyrore të vendit tonë, të na bashkohen në këtë event që do të organizohet pranë amfiteatrit të Viroit.
Ju mirëpresim!