Haxhire Vezi
Oficere Ligjore dhe e Politikave

Haxhire Vezi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku ka përfunduar edhe studimet Master Shkencor në të Drejtë Penale. Ajo ka mbi 5 vite përvojë profesionale në fushën e legjislacionit shqiptar dhe zotëron ekspertizë të konsiderueshme në çështje ligjore jashtë juridiksionit gjyqësor tradicional (lutitjuridiksionale).
Gjatë karrierës së saj, ka ofruar mbështetje për disa subjekte kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të tyre përmes këshillimeve ligjore dhe rekomandimeve për përmirësimin e politikave dhe proceseve të saj.
Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në projekte të shoqërisë civile, veçanërisht në adresimin e çështjeve të prapambetura pranë Gjykatës së Lartë. Një nga fushat e saj të veçanta të interesit është studimi i legjislacionit europian dhe përafrimi i tij me sistemin ligjor shqiptar, përfshirë analizën dhe zbatimin e acquis communautaire të BE-së.