Jeta dhe vepra e themeluesit të PPNEA, Prof. Lekë Gjiknurit në një film dokumentar

Jeta dhe vepra e themeluesit të PPNEA, Prof. Lekë Gjiknurit në një film dokumentar
Viti 2021 shënon 30 vjetorin e themelimit të organizatës sonë. Por, ashtu si mund ta imagjinoni, ka ekzistuar një kohë kur PPNEA ka qenë vetëm një lëvizje, e cila mblodhi njerëz të apasionuar për të ruajtur mjedisin natyror në Shqipëri.
 
Fillesat e PPNEA i gjejmë në veprën e Profesor Lekë Gjiknurit, akademikut të nderuar që integroi çështjet natyrore në mesin e diskutimeve publike në një kohë të vështirë tranzicioni, siç ishte fillimi i viteve 90’.
 
Profesor Gjiknuri ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe një figurë e nderuar publike. Çdo anëtar i organizatës sonë e ndjek me devotshmëri shembullin që ai la pas, duke u përpjekur për të luftuar po njësoj si ai e për të arritur qëllimin përfundimtar të një harmonie të qëndrueshme midis shoqërisë njerëzore dhe mjedisit natyror.
 
Falenderojmë përzemërsisht Z. Xhemal Mato për realizimin e këtij dokumentari të detajuar mbi jetën e profesorit të nderuar.
 
 
Postime të ngjashme