Klejn Ngracani

Menaxher Projekti

Klejn Ngraҫani është Menaxher i Projektit “Running out of time – PPNEA” i cili synon nxitjen e advokacisë rinore në Shqipëri me fokus ruajtjen e natyres.

Interesat kërkimore të Klejnit lidhen me analizën kritike të diskursit, rolin e mediave në shoqëri, si dhe advokacinë rinore.

Klejni ka përfunduar studimet në programin Master të Arteve në “Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Juglindore”, i koordinuar nga Universiteti i Bolonjës dhe ai i Sarajevës. Ai zotëron gjithashtu diplomë në nivel Bachelor në degën e Punës Sociale dhe Master Shkencash në “Komunikim për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes”, pranë Universitetit të Tiranës.

Përpara angazhimit pranë organizatës PPNEA, Klejn ka punuar në sektorin publik dhe privat në role lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe komunikimin me publikun. Gjithashtu, për më tepër se një vit, Klejn ka mbuluar rolin e Oficerit të Komunikimit në organizatë.

Donate

Your financial contribution can be of massive help for us to work on safeguarding the future of the natural environment in Albania.
Donate Now