Konkursi i fotografisë organizohet në kuadër të projektit “Brezi i Gjelbër Evropian: “Kullotat Jetike në Rajonin Ndërkufitar Sharr/Korab-Koritnik/Mavrovë”, i financuar nga Aage V. Jensen Charity Foundation dhe Nando and Elsa Peretti Foundation, dhe zbatohet nga:
- Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES)
- Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)
- Fondacioni “Connecting Natural Values and People” (CNVP, Kosovë)
- EuroNatur
Kategoritë
Viti 2026 është Viti Ndërkombëtar i Kullotave dhe Blegtorëve! Konkursi pranon vetëm fotografi që pasqyrojnë habitate ose lloje të jetës së egër të fotografuara në kullotat (alpine) të rajonit Sharr-Korab-Koritnik-Mavrovë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Fotografitë mund të përfshijnë:
- Bimë të egra dhe kërpudha
- Llojet e jetës së egër në kullota
- Llojet endemike të zonës
- Peizazhe
- Praktika tradicionale të blegtorisë dhe mbi ndërveprimin e njeriut me natyrën.
Fotografët inkurajohen të dërgojnë fotografi nga të gjitha stinët e vitit.
Si të merrni pjesë?
- Konkursi është i hapur për të gjithë, amatorë dhe profesionistë, pavarësisht moshes, gjinisë apo kombësisë.
- Nuk ka tarifë pjesëmarrjeje.
- Fotografitë mund të dërgohen te ekipi i projektit gjatë periudhës Prill – Shtator 2026.
Duke marrë pjesë, fotografi jep të drejtën organizatorëve të përdorin fotografitë falas për qëllime të tilla si:
- Prodhimi i kalendarit 2027
- Organizimi i një ekspozite trilaterale në të tre vendet, duke shfaqur fotografitë fituese
- Përfshirja në publikimet e organizatorëve dhe faqet e tyre të internetit
- Përdorimi për promovim të kalendarit, konkursit dhe ekspozitave
- Publikimi pas përfundimit të konkursit në publikimet e EuroNatur, MES, PPNEA dhe CNVP, për të promovuar projektet e ruajtjes së natyrës
Fituesit do të prezantohen në ekspozita dhe do të marrin dhurata simbolike dhe kalendarin. Fotografitë e printuara nga ekspozitat do t’u dhurohen autorëve në fund të ekspozitave.
Si do të bëhet përzgjedhja?
- Të gjitha fotografitë do të shqyrtohen anonimisht nga një juri e përbërë nga partnerët e projektit (MES, PPNEA, CNVP dhe EuroNatur).
- Do të përzgjidhen 12 fotografi për çdo vend.
Njoftimi i Fituesve
- Data: 1 Nëntor 2026
- Kanalet e Komunikimit: Faqet e internetit të partnerëve, rrjetet sociale.
- Kreditet: Fotot do të shoqërohen me emrat e autorëve
Rregullat
- Rezolucioni minimal: 2600 × 2600 px
- Formati: peizazh
- Nuk duhet të jenë të realizuara vetëm në vitin 2026
- Të jenë në ngjyra dhe në formatin JPG
- Duhet të jepen vendndodhja, data dhe emri i autorit; emrat e specieve janë të mirëpritur, por jo të detyrueshëm
- Fotot makro, peizazhe dhe nga droni janë të pranueshme
- Post-procesim minimal i lejuar: tonalitet, kontrast, ndriçim, ngjyra, saturim, balancë e bardhë; pastrim minimal (pluhur lente, njolla) dhe prerje e lehtë. Fotografi të manipuluara nuk pranohen.
- Respektimi i Kodit të Fotografit të Natyrës:
- Nuk lejohet shqetësimi i kafshëve apo habitatit
- Nuk lejohet manipulimi i kafshëve ose bimëve
- Nuk pranohen fotografitë e kafshëve shtëpiake ose variteteve të bimëve të kultivuara, përveç atyre të lidhura me blegtorinë
- Nuk pranohen logot, firmat, kornizat apo elementët e shtuar
- Maksimumi 5 fotografi për pjesëmarrës
E Drejta e Autorit
- Pjesëmarrësi konfirmon se fotografia është krijim origjinal i tij/saj dhe se ai/ajo zotëron të gjitha të drejtat e autorit.
- Pjesëmarrësi ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për personat ose imazhet e shfaqura.
- Organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për shkelje të të drejtave të palëve të treta.
- Autori ruan të drejtën e autorit dhe emri i tij/saj do të shfaqet kudo që të publikohet fotografia.
Mbrojtja e të Dhënave
- Të dhënat e pjesëmarrësve përdoren vetëm për administrimin e konkursit dhe mund t’u transmetohen palëve të treta për publikim të fituesve.
- Pjesëmarrësi mund të tërheqë pjesëmarrjen dhe të dhënat e tij në çdo kohë duke kontaktuar: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected]



