Kristi Gjoni
Specialist Projekti

Kristi ka përfunduar studimet e larta në Biokimi, të ndjekura nga një Master Profesional në Biokimi dhe një Master Shkencor në Biologji Molekulare në Milano. Aktualisht po specializohet më tej me një Master të tretë Shkencor, në Kimi Farmaceutike. Që nga tetori 2024 është pjesë e stafit të PPNEA-s, ku shërben si Specialist Projektesh në zyrën lokale në Prespë. Roli i tij përfshin angazhim aktiv në ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës brenda Parkut Kombëtar të Prespës, duke kontribuar në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe në nxitjen e përfshirjes së komunitetit në nisma të ndryshme mjedisore.
Përvoja e tij profesionale shtrihet edhe në marketingun dixhital, ku ka punuar si Menaxher i Rrjeteve Sociale (SMM). Në këtë rol ka zhvilluar strategji efektive komunikimi në platformat dixhitale, duke përdorur aftësitë e tij në menaxhimin e informacionit dhe në angazhimin e audiencës.
Formimi i tij shkencor në biokimi, biologji molekulare dhe kimi, i bashkuar me punën në terren dhe komunikimin, i jep Kristit një qasje ndërdisiplinore ndaj iniciativave të organizatës për ruajtjen e mjedisit, jo vetëm në rajonin e Prespës, por edhe më gjerë.