Laorena Kasemi

Specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Administratës

Laorena është një aktiviste e përkushtuar në forcimin e demokracisë, fuqizimin e të rinjve dhe mbrojtjen e mjedisit. Që nga viti 2020, ajo është angazhuar si vullnetare pranë PPNEA, duke kontribuar në fushata ndërgjegjësimi dhe organizimin e aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës.

Ajo ka përfunduar studimet në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës (2007-2010) dhe më pas ka vijuar me një Master Profesional në “Qeverisje dhe Politika” (2010-2011), më tej një Master Shkencor në “Politika Rajonale Politike” (2012). Gjatë vitit 2012, ka ndjekur gjithashtu trajnimin në Akademinë e Politikave Rinore për Liderët e Rinj.

Si Specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Administratës në PPNEA, Laorena luan një rol kyç në krijimin e një mjedisi pune efikas dhe motivues. Ajo punon për të zbatuar strategji efektive që mbështesin zhvillimin profesional dhe mirëqenien e ekipit.

E pasionuar pas mbrojtjes së mjedisit, Laorena është e përkushtuar të ndihmojë PPNEA në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e natyrës dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore.