Lazarino Pjetri
Oficer i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Lazarino është pjesë e organizatës që prej muajit qershor 2026, ai ka përfunduar studimet master në Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing në Universitetin e Tiranës dhe studimet bachelor në Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Formimi i tij përfshin gjithashtu studime në Boston College, me fokus gazetarinë dhe multimedian, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, ai ka bashkëpunuar me gazetarë të The Boston Globe dhe NBC Washington.
Ai ka realizuar raportime për BIRN Albania dhe Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore, ka kontribuar në prodhimin e materialeve audiovizive për Top Channel Albania dhe ka mbështetur marrëdhëniet me median dhe përfaqësimin publik të institucionit në Presidencën e Republikës së Shqipërisë. Përvoja në komunikimin institucional dhe diplomacinë publike i jep një perspektivë të veçantë punës së tij në PPNEA, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve dhe dialogun me aktorë të ndryshëm.
Si Oficer i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në PPNEA, Lazarino punon për ta bërë informacionin mbi biodiversitetin, habitatet natyrore dhe llojet e kërcënuara të kuptueshëm dhe të afërt për publikun. Angazhimi i tij përfshin marrëdhëniet me median, koordinimin e komunikimit të projekteve, bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, zhvillimin e materialeve vizuale e audiovizive dhe mbështetjen e fushatave ndërgjegjësuese e aktiviteteve edukative. Ai lidh njohuritë shkencore dhe përvojat e komuniteteve me rrëfime që nxisin interesin dhe pjesëmarrjen në mbrojtjen e natyrës.