Ligatinat në fokus: Ruajtja e zbatuar në ekosisteme të përbashkëta

Ligatinat në fokus: Ruajtja e zbatuar në ekosisteme të përbashkëta

Shkolla Verore Ndërkufitare në Prespë – për studentë dhe profesionistë të rinj

 

Të mësojmë të mbrojmë së bashku!

Zbulo. Mëso. Vepro. Në Prespë.

 

28 Korrik – 01 Gusht 2025 | Laimos, Prespë, Greqi

PrespaNet ka kënaqësinë të ftojë studentët universitarë nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin pjesë në shkollën verore ndërkufitare që do të zhvillohet në Parkun Kombëtar të Prespës, në anën greke të saj, një zonë me vlera të jashtëzakonshme ekologjike dhe me rëndësi ndërkombëtare.

Ky aktivitet një-javor do të ndërthurë punën në terren me sesione të zhvilluara nga ekspertët tanë, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të eksploruar dhe kuptuar një nga ekosistemet e përbashkëta më unike në Evropë. Aktivitetet do të zhvillohen kryesisht në anën greke të Prespës, me një vizitë shtesë në Shqipëri, duke nxitur të nxënit përmes përvojës dhe shkëmbimin ndërkulturor.

 

Çfarë të prisni:

  • Prej specieve të synuara te habitatet: diskutime mbi qasjet e integruara të sistemit dhe praktikat e menaxhimit të përshtatshëm
  • Trajnim praktik në metodat kërkimore dhe të monitorimit të specieve të shpendëve ujorë
  • Workshop për interpretimin e të dhënave bazë
  • Workshop për identifikimin e kërcënimeve dhe praktika për zbutjen e tyre
  • Qasje ndërkufitare: takime me ekspertë nga i gjithë rajoni
  • Angazhimi i komunitetit: komunikim, ruajtje dhe shkencë qytetare

 

Kujt i drejtohet:

Studentëve universitarë (nivel Bachelor ose Master) apo të diplomuarve së fundmi (brenda 3 viteve të fundit) nga Greqia, Maqedonia e Veriut ose Shqipëria, me profil në studimet mjedisore, ruajtjen e natyrës, biologji, ekologji, menaxhim të burimeve natyrore, bujqësi, pylltari apo fusha të ngjashme si juridiku, shkencat politike apo komunikimi dhe me interes të fortë ose të dëshmuar në çështjet mjedisore dhe ruajtjen e natyrës.

 

Pse duhet të jeni të interesuar:

  • Do të eksploroni një nga ligatinat më unike dhe më të bukura në Europë
  • Do të fitoni përvojë të vyer që do të mbështesë hapat tuaj të ardhshëm profesionalë
  • Do të bëheni pjesë e një rrjeti ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës

 

Informacion për Aplikantët

Kur: 28 Korrik – 01 Gusht 2025

Ku: Laimos, Prespë, Greqi

Tarifa e Pjesëmarrjes: Nuk ka tarifë pjesëmarrjeje, akomodimi dhe ushqimi mbulohen plotësisht

Gjuha: Anglisht

Afati i Aplikimit: 30 Qershor 2025

Apliko këtu: Link

Përparësi do t’u jepet aplikantëve nga rajoni ose atyre që ndjekin studimet në universitete rajonale.

Gjuha zyrtare e shkollës verore do të jetë anglishtja dhe aplikimi duhet të tregojë një nivel të mirë të zotërimit të saj.

Kostoja për ushqimin, akomodimin, transportin dhe siguracionin për aplikantët e përzgjedhur do të mbulohet plotësisht. Detaje të mëtejshme do të shpërndahen pas përzgjedhjes së pjesëmarrësve.

Për të aplikuar për këtë shkollë verore, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit të disponueshëm KËTU para mesnatës së datës 30 Qershor 2025. Aplikantët do të njoftohen për përzgjedhjen përfundimtare jo më vonë se data 11 Korrik 2025.

Shkolla verore e këtij viti organizohet nga Shoqata për Mbrojtjen e Prespës (SPP), në bashkëpunim me organizatat partnere të rrjetit PrespaNet, PPNEA dhe MES, përmes projektit “PrespaNet III – Ruajtja e Biodiversitetit në Prespën Ndërkufitare”, financuar nga Aage V. Jensen, me mbështetje nga EuroNatur dhe Prespa Ohrid Nature Trust.

Ky projekt ndërkufitar synon të konsolidojë përpjekjet e partnerëve të PrespaNet, përkatësisht SPP, MES dhe PPNEA, përmes aktiviteteve konkrete për ruajtjen e natyrës në rajon, veprimeve të integruara ndërkufitare për mbrojtjen e biodiversitetit, dhe duke punuar posaçërisht me të rinjtë, përmes iniciativave edukative dhe vullnetarizmi.

PrespaNet është një rrjet i përbërë nga tre OJF mjedisore: SPP (Greqi), MES (Maqedonia e Veriut) dhe PPNEA (Shqipëri), që punojnë së bashku që prej vitit 2013 për të përforcuar mbrojtjen e natyrës në zonën ndërkufitare të Prespës. Aktivitetet e rrjetit udhëhiqen nga pesë shtylla strategjike:

  1. Shpendët e ujit, ligatinat dhe ndryshimet klimatike
  2. Edukimi mjedisor dhe ndërgjegjësimi publik
  3. Ruajtja e specieve
  4. Ruajtja e ishujve të ujit
  5. Bashkëpunimi ndërkufitar.

Përmes kësaj nisme, PrespaNet synon të fuqizojë brezin e ardhshëm të profesionistëve të ruajtjes së natyrës duke nxitur shkëmbimin e dijes, zhvillimin e aftësive praktike dhe përfshirjen afatgjatë me trashëgiminë natyrore të rajonit.

Postime të ngjashme