Marina Xhaho

Menaxhere Projekti

Marina ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në fushën e Bioteknologjisë (BSc, MSc) dhe ka qenë pjesë e programit Erasmus në Pamukkale University. Angazhimi i saj pranë PPNEA-së nisi si aktiviste në nismat për ruajtjen dhe monitorimin e Breshkës Kokëmadhe të Detit dhe Fokës së Mesdheut.

Në tetor të vitit 2024, ajo iu bashkua ekipit të PPNEA-së, duke vijuar angazhimin e saj në mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e specieve të rrezikuara. Aktualisht, Marina është pjesë e Programit për Ruajtjen e Gjitarëve, në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), ku kontribuon në aktivitetet e monitorimit dhe edukimit mjedisor. Gjithashtu, ajo është e angazhuar në Programin e Ruajtjes së Shpendëve, përmes nismës Safe Flyways, e cila synon mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe të rrugëve që ata përshkojnë gjatë migrimit, duke adresuar kërcënime si vrasja e paligjshme.

Së fundmi, Marina është e përfshirë në projektin LIFE EV Safe Return për mbrojtjen e Kalit të Qyqes. Paralelisht, ajo ka qenë aktive në fushatën Hands Off Vjosa-Narta, me objektiv mbrojtjen e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë nga presionet e zhvillimeve turistike dhe kërcënimet ndaj habitateve natyrore.