Mario Shushka
Asistent Projekti dhe i Zyrës Rajonale

Mario Shushka është Asistent Projekti dhe i Zyrës Rajonale në PPNEA, ku mbështet zbatimin e aktiviteteve të projekteve dhe punën e përditshme të zyrës.
Ai është diplomuar në Histori–Gjeografi dhe ka përvojë pune në arsim dhe si guidë turistike. Ka qenë aktiv në Prespë, duke shoqëruar vizitorë dhe duke i njohur me peizazhet, historinë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të zonës. Ky angazhim i ka dhënë mundësinë të njohë nga afër territorin dhe të fitojë përvojë në prezantimin e Prespës te vizitorët e huaj dhe vendas.
Në PPNEA, Mario sjell përvojën nga arsimi dhe turizmi në mbështetje të nismave për ruajtjen e natyrës dhe përfshirjen e komunitetit. Njohja e zonës dhe puna me vizitorët i shërbejnë në përcjelljen e vlerave natyrore e kulturore të Prespës dhe rëndësine e mbrojtjes së tyre.