Melitjan Nezaj
Menaxher Projekti
Melitjani ka përfunduar studimet e larta në MSc. Biologji Mjedisore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Puna e tij në organizatë është më së shumti e lidhur me kërkimin shkencor dhe ruajtjen e gjitarëve, veçanërisht të mishngrënësve të mëdhenj dhe lakuriqëve të natës, si dhe të habitateve të tyre.
Aktualisht, ai është i angazhuar në menaxhimin e nismave të lidhura me kërkime ndërkufitare dhe ruajtjen e ariut të murrmë, adresimin e konflikteve njeri-jetë e egër dhe zbatimin e projekteve për restaurimin e habitateve.
Eksperienca e tij si biolog ka ndikuar në mbështetjen e disa projekteve brenda organizatës duke përfshirë Balkan Lynx Recovery Program (BLRP), the Prespa Project – Biodiversity Conservation in Transboundary Prespa, Tripoint Brown Bear Project (TBB), dhe Northern Forest Initiative (NFI).