“Bregdete në Bashkëjetesë – Rikonceptimi i ruajtjes së zonave urbane bregdetare për një transformim të drejtë dhe të qëndrueshëm”

Përmbledhje e projektit

Zonat urbane bregdetare janë ndër sistemet socio-ekologjike më dinamike dhe më të cenueshme në botë. Ato përballen me presione në rritje nga ndryshimet klimatike, humbja e biodiversitetit dhe urbanizimi i shpejtë. Në të njëjtën kohë, këto hapësira ofrojnë mundësi të veçanta për inovacion në fushën e qëndrueshmërisë dhe qeverisjes mjedisore.

“Bregdete në Bashkëjetesë” zhvillon një qasje të re, të mbështetur në konceptin e ruajtjes në bashkëjetesë (convivial conservation), duke vendosur komunitetet lokale, njohuritë e tyre dhe praktikat kulturore në qendër të zgjidhjeve mjedisore. Projekti synon t’i rikonceptojë zonat urbane bregdetare si hapësira të gjalla eksperimentimi, ku bashkëjetesa mes njerëzve dhe biodiversitetit mund të zhvillohet dhe të testohet në praktikë.

Përmes Laboratorëve Urbanë të Jetës (Urban Living Labs), projekti do të bashkëhartojë dhe testojë praktika inovative të ruajtjes, duke identifikuar modele të zbatueshme dhe të përshtatshme për kontekste të ndryshme, me synim një transformim të qëndrueshëm dhe në kontekst shoqeror të drejtë, të zonave urbane bregdetare.

Projekti i përgjigjet nevojës urgjente për të rishikuar mënyrën se si konceptohet dhe zbatohet ruajtja e natyrës në mjediset urbane bregdetare, ku degradimi ekologjik, zhvillimi urban dhe dinamikat sociale ndërthuren. Përmes konceptit të ruajtjes në bashkëjetesë, projekti promovon bashkëjetesën mes njerëzve dhe natyrës, duke integruar njohuritë lokale, praktikat kulturore dhe pjesëmarrjen e komuniteteve në strategjitë e ruajtjes.

Duke përdorur një qasje ndërdisiplinore dhe eksperimentale, projekti do të zhvillojë dhe testojë zgjidhje, përfshirë ndërhyrje të bazuara në natyrë, praktika kulturore dhe nisma të udhëhequra nga komunitetet, në tre qytete bregdetare: Burgas, Vlorë dhe Cádiz.

Projekti mbështetet në një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet ekipit kërkimor, të drejtuar nga Dr. Anna S. Antonov në TUM School of Social Sciences and Technology, dhe organizatave mjedisore PPNEA në Shqipëri, BBF në Bullgari dhe SALARTE në Spanjë.

Kohëzgjatja: 2026–2031
Financimi: Volkswagen Foundation – Change! Fellowships Programme
Vendet: Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Spanjë
Partnerët: BBF (Bullgari), PPNEA (Shqipëri), SALARTE (Spanjë)
Menaxhere e projektit: Dr. Anna S. Antonov, Technical University of Munich (TUM)
Koordinator i projektit: Xhemal Xherri, PPNEA / BirdLife Shqipëri

Delta e Vjosës, Shqipëri. Foto: Arsen Roshi (PPNEA)

Bregdete në Bashkëjetesë (2026–2031)

Rikonceptimi i ruajtjes së zonave urbane bregdetare për një transformim të drejtë dhe të qëndrueshëm

“Bregdete në Bashkëjetesë” zhvillon praktika novatore të ruajtjes së natyrës – ekologjike, kulturore, artistike dhe kulinare – për të rikonceptuar brigjet urbane si laboratorë të bashkëjetesës midis njerëzve dhe formave të tjera të jetës. Projekti mbështetet në një shkëmbim të ngushtë dhe të vazhdueshëm midis ekipit kërkimor të drejtuar nga Dr. Antonova në Shkollën e Shkencave Sociale dhe Teknologjisë të TUM-it dhe tre organizatave mjedisore që janë në pararojë të ruajtjes së natyrës urbane dhe komunitare në qytetet bregdetare të Evropës Jugore dhe Lindore: BBF në Burgas, Bullgari; Salarte në Kadiz, Spanjë; dhe PPNEA në Vlorë, Shqipëri. Në secilin prej këtyre qyteteve, ekipi i “Bregdete në Bashkëjetesë” po krijon një laborator të gjallë urban, si një platformë për diskutim dhe bashkëkrijim me komunitetet lokale.

Liqeni i Atanasovskos dhe Burgasi, Bullgari. Foto: Spas Uzunov (BBF)

Burgas, Bullgari

Organizata partnere: Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit (BBF)

I shtrirë mes Detit të Zi dhe tre liqeneve, Burgasi është një qytet në proces transformimi post-industrial. Në vitin 2027, ai do të jetë mikpritës i Eurovisionit, ndërsa në vitin 2032 synon të bëhet Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Ndërkohë, qyteti duhet të gjejë ekuilibrin mes zhvillimit të tij dhe kufizimeve hapësinore të ekosistemeve delikate dhe jetike që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të peizazhit të tij.

Kadizi dhe Atlantiku. Foto: Juan Martín Bermudéz (Salarte)

Kadiz, Spanjë

I themeluar nga fenikasit, Kadizi ka qenë një port, qendër tregtare dhe prodhues i rëndësishëm i kripës për tre mijëvjeçarë. Sot, qyteti përballet me sfida si shpopullimi, rritja e nivelit të detit dhe turizmi i tepruar; megjithatë, Gjiri i Kadizit mbetet një peizazh ku industria, biodiversiteti i ligatinave dhe kultura ndërthuren në mënyra shpesh befasuese dhe produktive.

Laguna Vjosë–Nartë dhe ishulli i Sazanit pranë Vlorës, Shqipëri. Foto: Xhemal Xherri (PPNEA)

Vlorë, Shqipëri

Një qytet në rritje në skajin verior të Rivierës Shqiptare, Vlora kufizohet me zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë, të cilës i është referuar si “bregdeti i fundit i egër i Evropës”, por që po përballet gjithnjë e më shumë me kërcënime nga zhvillimet turistike dhe infrastrukturore. Së fundmi, zona ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare për shkak të një resorti luksoz të planifikuar në këtë territor, të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Ekipi i projektit

TUM

Anna Antonova

(Foto: Karolina Knittel)

BBF

Diyana Kostovska dhe Radostina Tzenova

(Foto: Karolina Knittel)

PPNEA

Xhemal Xherri dhe Marina Xhaho

(Foto: Karolina Knittel)

Salarte

José Carlos Macias dhe Juan Martín Bermudéz

(Foto: Karolina Knittel)

Ekipi i projektit gjatë takimit të nisjes në TUM, Mynih, qershor 2026. Nga e majta në të djathtë: Marina Xhaho, Xhemal Xherri, Diyana Kostovska, Anna Antonova, Radostina Tzenova, Juan Martín Bermudéz dhe José Carlos Macias. (Foto: Karolina Knittel)

Përditësime dhe imazhe të fundit

Vizita e Antonovës në Kampin e Ruajtjes së Natyrës të PPNEA në Vlorë
Anna Antonova dhe Xhemal Xherri në Kampin e Ruajtjes së Natyrës të PPNEA
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026
Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026

Vizita e Antonovës në Kampin e Ruajtjes së Natyrës të PPNEA në Vlorë, shtator 2026. Foto: Melitjan Nezaj, PPNEA

Anna Antonova dhe Xhemal Xherri në Kampin e Ruajtjes së Natyrës të PPNEA në Vlorë, shtator 2026. Foto: Melitjan Nezaj, PPNEA

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel.

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel

Takimi i nisjes së projektit në Mynih, qershor 2026. Foto: Karolina Knittel