Konservimi Ndërkufitar i Ariut të Murrmë (TBBC)
Përmes TBBC, ne po vazhdojmë rrugën e suksesshme të projektit të mëparshëm “Tripoint Brown Bear” (TBB) në mbrojtjen e ariut dhe habitateve të tij në rajonet ndërkufitare mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
TBBC fokusohet në 6 objektiva strategjike:
- Promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar për konservim të qëndrueshëm: Krijimi i rrjeteve të qëndrueshme mes grupeve të interesit, p.sh., identifikimi i lidhjeve kyçe të habitateve ndërmjet vendeve. Zhvillimi i mjeteve, prodhimi i udhëzuesve dhe zbatimi i masave për përmirësimin e ndërlidhjes ekologjike, p.sh., planifikimi i përdorimit të tokës ose kufizimi i aksidenteve në rrugë të kafshëve;
- Zhvillimi i monitorimit ndërkufitar të ariut: Krijimi i nismave të monitorimit ndërkufitar, bashkëpunimi me grupe të interesit dhe krijimi i një databaze të përbashkët për të rritur njohuritë mbi llojin dhe për të udhëhequr përpjekjet për konservim;
- Përballimi i konflikteve ari-njeri duke përfshirë Grupin e Ndërhyrjeve për Arinjtë (BIT): Zbatimi i masave për zbutjen e konflikteve (gardhe elektrike, etj.) si dhe ndërhyrjet e përbashkëta në raste emergjencash të lidhura me arinjtë nga një ekip i trajnuar (BIT) duke përdorur protokolle të përbashkëta veprimi;
- Rritja e kapaciteteve kundër krimeve ndaj kafshëve të egra: Lobimi për ligje kombëtare kundër gjuetisë së paligjshme dhe veprime ligjore në rastet e gjuetisë së paligjshme. Bashkëpunimi me organet ligjzbatuese, trajnime të përbashkëta kundër gjuetisë së paligjshme. Rritja e kapaciteteve përmes shkëmbimit të njohurive ndërmjet shteteve;
- Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe nxitja e angazhimit të grupeve të interesit: Organizimi i fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit dhe programe edukative. Pjesëmarrja e grupeve vendore të interesit. Prodhimi i një dokumentari mbi bashkëjetesën me arinjtë.
Zona e projektit do të mbetet e ngjashme me TBB, me aktivitetet e projektit që do të përqendrohen kryesisht në zonat malore ndërkufitare mes tre vendeve.
Grupet e interesit:
- Vendimmarrësit vendorë, rajonalë dhe kombëtarë;
- Ministritë dhe agjencitë përkatëse përgjegjëse për menaxhimin e mishngrënësve të mëdhenj;
- Menaxherët e zonave të mbrojtura;
- Shoqatat e gjuetarëve;
- Organizatat e ruajtjes së natyrës;
- Universitetet;
- Publiku i përgjithshëm dhe mediat;
- Komunitetet lokale.
PARTNERËT:
Euronatur (Gjermani), PPNEA (Shqipëri), Callisto (Greqi), Eko-svest and MES (Maqedoni e Veriut)
KOHËZGJATJA:
01.07.2024-30.06.2026 (2 vite)
SHTETET KU ZBATOHET:
Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni e Veriut
PERSON KONTAKTI:
Melitjan Nezaj
Dhuroni
Kontributi juaj financiar mund të jetë një ndihmë e madhe për ne që të punojmë për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit natyror në Shqipëri.Dhuro